Ka than' i moçmi: 

"Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turma e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë".

                                                                                       -Faik Konica

Doda: Ju nderoni pushtuesin, ne nderojmë të rënët tanë pa varre

Nga Klodiana 0

24Ashtu siç kishte njoftuar, Shoqata Çamëria së bashku me qytetarë të shumtë kanë protestuar në mënyrë paqësore pasditen e sotme para Ministrisë së Jashtme.

Gjatë protestës sekretarja e pergjithshme e PDIU, Mesila Doda tha se që nga sot kanë filluar gërmimet në prefektura të ndryshme të Shqipërisë,  a thua se ky vend duhet mbjellë me varre  greke.

Dy fjalë për Ditmirin: Të gjithë këta qirinj që janë ndezur sot, të gradojnë si “Ushtar të Ushtrisë së Vdekur”. Qysh sot kanë filluar gërmimet në prefektura të ndryshme të Shqipërisë, në Berat, në Vlorë, në Himarë, a thua se ky vend duhet mbjellë me varre  greke dhe të gjithën këtë e kanë bërë me lejen e qeverisë shqiptare. Ditmir ti që thoje “Çam nuk lind, por Çam bëhesh”, ti as nuk linde e as nuk u bëre, se të kishe dashur pak më shumë do kishe rezistuar dhe do kishe pasur mundësi t’i jepje një shancë dinjitetit të gjithë në këtu, të bashkëkombasve këtu. Sot, të gjithë këta qirinj që janë ndezur janë një homazh për shpirtat e atyre që sot nuk kanë varre. Ne i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve ku do që ndodhen të kemi një mundësi të gjithë të protestojmë për nderuar të parët tanë, për të kërkuar dinjitet dhe reciprocitet në marrëdhëniet midis dy shteteve“, tha Doda.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej