Zvicër/ Dënohet shqiptari që vrau gruan me thikë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zvicër/ Dënohet shqiptari që vrau gruan me thikë

17:55 | 26/03/2022
në Shqiperi
0

Dënohet me 15 vite e 7 muaj burg, 15 vjet dëbim nga vendi dhe gjobë prej 500 frangash shqiptari nga Maqedonia e Veriut. Dëbimi nga Zvicra vlen edhe për të gjitha shtetet tjera të zonës së Shengenit. Ai, më 26 gusht të vitit 2019 e kishte vrarë në Dietikon bashkëshorten e cila jetonte ndaras nga ai, duke e goditur pesë herë me thikë, pasi më parë, e goditur me grushta nga ai, ajo kishte humbur vetëdijen.

Përveç për vrasje, ai është shpallur fajtor edhe për një sërë deliktesh ekonomike dhe shkelje të rënda të qarkullimit rrugor. Dënimi tashmë shndërrohet në masë terapeutike stacionare. Vrasësi, i cili ishte konsumues i kokainës, ndodhet në pavionin e sigurisë së lartë, të klinikës psikiatrike Rheinau që nga vera e vitit 2021 ku po trajtohet për çrregullimet e tij mendore. Ai merr disa barna psikotrope.

Gjykata ka vendosur se vrasësi është përgjegjës në parim për dëmtimin e familjes së viktimës, veçanërisht fëmijëve, shkruan Limmattaler Zeitung. Fëmijët gjithashtu duhet të marrin secili nga 70,000 franga dëmshpërblim, ndërsa prindërit e viktimës nga 50,000 franga secili, vëllai 10,000 franga dhe vëllezërit e motrat e tjerë nga 8,000 franga.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Shumicës së shumave të përmendura i shtohen pesë për qind interes (kamatë) që nga dita e krimit. Përveç kësaj, vrasësi i detyrohet shtetit edhe për shpenzimet procedurale, ndonëse nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të paguajë për të gjithë këtë.

Duke shpjeguar vendimin, gjyqtari i qarkut Hoffmann që në fillim e bëri të qartë se ai ishte “dukshëm mbi kërkesën e prokurorit publik”. Sepse në seancën e së mërkurës prokurori kishte kërkuar 14 vjet e një muaj burg ndërsa tani janë shqiptuar 15 vjet e shtatë muaj.

Duke iu drejtuar vrasësit, Hoffmann tha: “Gjatë hetimit ju thatë se nuk jeni kriminel dhe as vrasës. Por ju jeni një vrasës dhe kriminel i rëndë. Thjesht duhet ta keni të qartë këtë”.

Më pas gjyqtari kundërshtuar argumentin e autorit se kishte qenë ai që ishte sulmuar nga gruaja e tij. Kur 40-vjeçari kishte kapur thikën, “ajo kishte qenë tashmë e shtrirë dhe plotësisht e pambrojtur”, tha Hoffmann.

Etiketa: burgdenohetgruanshqiptarithikevrauZvicër

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
COVID-19 në vend, 1549 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

COVID-19/ 1 humbje jete dhe 69 raste të reja në 24 orët e fundit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Si Kane askush më parë! 98 gola në 3 sezone, tre tituj radhazi si golashënuesi më i mirë –

Si Kane askush më parë! 98 gola në 3 sezone, tre tituj radhazi si golashënuesi më i mirë –

12:58 | 18/05/2026
Ngjarja në Tiranë/ Pezullohet efektivi i plagosur, shpallen në kërkim dy vëllezërit (Emrat) –

Ngjarja në Tiranë/ Pezullohet efektivi i plagosur, shpallen në kërkim dy vëllezërit (Emrat) –

12:40 | 18/05/2026
Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Ervin Salianji depoziton zyrtarisht kërkesën në PD, kundërshton përjashtimin nga gara për kryetar –

12:02 | 18/05/2026
Do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka parë Shqipëria –

Do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka parë Shqipëria –

11:54 | 18/05/2026
Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari! –

Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari! –

11:26 | 18/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Si Kane askush më parë! 98 gola në 3 sezone, tre tituj radhazi si golashënuesi më i mirë –
  • Ngjarja në Tiranë/ Pezullohet efektivi i plagosur, shpallen në kërkim dy vëllezërit (Emrat) –
  • Ervin Salianji depoziton zyrtarisht kërkesën në PD, kundërshton përjashtimin nga gara për kryetar –
  • Do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka parë Shqipëria –
  • Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari! –
  • Mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Si Kane askush më parë! 98 gola në 3 sezone, tre tituj radhazi si golashënuesi më i mirë –
  • Ngjarja në Tiranë/ Pezullohet efektivi i plagosur, shpallen në kërkim dy vëllezërit (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com