Zotërinjtë e kollarisur dhe zonjat e “bukura” me taka, përballë të kuqes ndaluese të semaforit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zotërinjtë e kollarisur dhe zonjat e “bukura” me taka, përballë të kuqes ndaluese të semaforit

08:27 | 01/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Elsa Vorfi

Në ditë si kjo e sotmja, ku rrallëherë kryeqyteti gëzon flokët e dëborës, një gjë e mirë që mund të bësh, është të bësh një ecje të gjatë në këmbë nëpër Tiranë, duke u munduar të mos humbësh kështu çdo flok dëbore që bie mbi flokët e tua.

Duket sikur e rralla dëborë i ka bërë njerëzit më të hareshëm, njerëz buzagaz nëpër ballkone që e shijojnë borën, fëmijë që i gëzohen më shumë se kushdo asaj, të rinjtë që mundohen ta ruajnë në memorien e telit të rrallën dëborë të Tiranës. Ecën ashtu lumturisht, ashtu siç vetëm natyra di të ta falë, e në këtë ecjen e gjatë, të ndodh që në një moment të jesh thuajse në një hap me zotërinj të mirëkollarisur e zonja “të bukura”, besnike të takave edhe në një ditë të tillë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Teksa ecën e ecën, gati në një hap me këto zonjat e zotërinjtë, për një moment ndalon…Ndalon në kryqëzimin e radhës, semafori në të kuq, të duhet të presësh sekondat e jeshiles për të vazhduar rrugën. Ti pret, bashkë me ty dhe dy të moshuar, që i njohin mirë rregullat. Teksa pret bashkë me dy të moshuarit, vë re që zotërinjtë e kollarisur dhe zonjat e bukura me taka, që deri para pak sekondash i kishe në krah, për një moment i shikon në krahun tjetër të rrugës, ama semafori vazhdon në të kuq.

Teksa pres, i ndjek me sy, e shoh që ulen në kafen e parë fill përtej kryqëzimit, ndërkohë që dëgjoj dhe dy të moshuarit teksa pëshpërisin: “Ja, edhe nivel i lartë pale, të veshur e të kollarisur, e nuk respektojnë rregullat”. Kështu ndodh, e dëgjon shpesh për këta zonja e zotërinj togfjalëshin “nivel i lartë”, herë -herë mjafton një kollare apo një palë taka e përceptohesh “nivel i lartë”.

Teksa i shoh përtej rrugës tek ulen te kafja, rri e mendoj, ata ndoshta janë prindër, ndoshta janë dhe mësues, ndoshta janë nga ato njerëzit që predikojnë gjatë gjithë ditës për rregulla e shumë fjalë të tjera utopike, që i bëjnë moral për jetën, për punën, shumëçka mund të jenë në jetët e tyre ata njerëz të bukur në dukje, por që të lënë shije të keqe në sjellje.

Pastaj ”i vë gishtin kokës” e them: E para: Duhet të jesh falenderuese pse ata njerëz nuk kanë marrë automjetin e tyre për të shkuar deri tek kafja, e në këmbim të ndotjes apo dëmit që mund të bënin me automjetin e tyre, bëja hallall, justifikoi mosrespektimin e semaforit, kjo mund të jetë parregullsia më e vogël e tyre, mëkati më i vogël i tyre.

E dyta: Duhet të kuptosh që shumicës prej nesh që na ndodh të bëjmë kështu ecjesh të gjata në Tiranë, nuk na bëjnë përshtypje sjellje të tilla, vëmendjen na e merr marka e takave të zonjave “të bukura”.

E treta që i them vetes është: Ç’më rri e merresh me këto gjëra, këto do i shohësh çdo ditë në rrugët e Tiranës, të jepet sërish e tillë mundësi. Shijo borën, ndryshe ajo në shenjë revoltimi që s´po i jep vemendjen e duhur nuk do të duket më në këto anë.

Etiketa: deboree kuqeElsa Vorfikollaresemafortakazonjazoterinj

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kapet gomonia me 424 kg marijuanë në Gumenicë, arrestohet skafisti shqiptar

Kapet gomonia me 424 kg marijuanë në Gumenicë, arrestohet skafisti shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com