Zëdhënësi i BE konfirmon lajmin: Me 16 nëntor mbahet dialogu Kosovë-Serbi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëdhënësi i BE konfirmon lajmin: Me 16 nëntor mbahet dialogu Kosovë-Serbi

19:35 | 10/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se në javën tjetër, përkatësisht më 16 nëntor, pritet të zhvillohet raundi i ri i takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, çështjet e hapura dhe rrugën përpara në dialog.

Zyrtarë të BE-së nuk kanë komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vuçiq ka thënë të mërkurën para gazetarëve se, Kosova do të formojë Asociacionin ashtu siç është negociuar në Bruksel, ose “faleminderit, ju punën tuaj, ne punën tonë, ndoshta takohemi një ditë”.

Read more

Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

Qiraja në Tiranë po bëhet e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës –

Këmbimi valutor 12 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Përmbysje spektakolare për 13 minuta, Korea e Jugut i jep leksione Çekisë –

Megjithatë, zyrtarët evropian kanë hedhur poshtë pretendimet se dialogu është bllokuar për shkak të mospajtimeve për zbatim të Marrëveshjes për Asociacion.

Qeveria e Kosovës dhe presidentja e këtij shteti, Vjosa Osmani, kanë thënë se Kosova nuk do të zbatojë marrëveshjen pasi ajo është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Si rregull i përgjithshëm, ne nuk komentojmë prononcimet dhe komentet e ndryshme. Në vend të deklaratave të tilla ne jemi të fokusuar në arritje të rezultateve dhe të përballemi me çështjet duke punuar me mund. Dialogu nuk është i bllokuar dhe vazhdon me punën e përditshme të Përfaqësuesit të Posaçëm për dialog, Mirosllav Lajçak, jo vetëm me dy palët, por më gjerë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare“, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013.

Dy vjet më vonë, dy vendet kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Etiketa: 16 nëntorAleksandar VuçiqBrukselPeter StanoPresidenti serbpresidentjaqeveria e KosovesVjosa OsmaniZëdhënësi i Bashkimit EvropianZëdhënësi i BE konfirmon lajmin: Me 16 nëntor mbahet dialogu Kosovë-Serbi

Të Lidhura

Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

nga 27
08:59 | 12/06/2026
0

Ndërsa revolta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 13-të, protestuesitt po kërkojnë një mobilizim akoma më...

Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt –

Qiraja në Tiranë po bëhet e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës –

nga 27
08:39 | 12/06/2026
0

Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, sipas të dhënave të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 12 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:13 | 12/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me...

Përmbysje spektakolare për 13 minuta, Korea e Jugut i jep leksione Çekisë –

Përmbysje spektakolare për 13 minuta, Korea e Jugut i jep leksione Çekisë –

nga 27
07:47 | 12/06/2026
0

Koreja e Jugut e ka nisur me fitore aventurën në Grupin A të Botërorit 2026, duke përmbysur Çekinë me rezultatin...

Para
Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja Covid në Kosovë, shënohen 14 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19/ 690 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete në 24 orët e fundit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –

08:59 | 12/06/2026
Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt –

Qiraja në Tiranë po bëhet e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës –

08:39 | 12/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 12 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:13 | 12/06/2026
Përmbysje spektakolare për 13 minuta, Korea e Jugut i jep leksione Çekisë –

Përmbysje spektakolare për 13 minuta, Korea e Jugut i jep leksione Çekisë –

07:47 | 12/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Qershor 2026 –

07:33 | 12/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –
  • Qiraja në Tiranë po bëhet e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës –
  • Këmbimi valutor 12 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Përmbysje spektakolare për 13 minuta, Korea e Jugut i jep leksione Çekisë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 12 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për ditën e sotme, 12 Qershor 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës! –
  • Qiraja në Tiranë po bëhet e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com