Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Zbardhen propozimet e opozitës për reformën zgjedhore: Rekomandimet prioritare të ODIHR për zgjedhje të lira

Nga Klodiana 0

Zbardhen propozimet e opozitës për reformën zgjedhore. Bëhet fjalë për identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik që sipas saj, janë rekomandimet prioritare të ODIHR për zgjedhje të  lira. Me anë të këtyre elementëve të reformës synohet liria, sekreti dhe numërimi korrekt i votës.

Identifikimi Elektronik
Me qëllim identifikimin e sigurt të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumëfishtë në të njëjtën qendër votimi ose në qendra të ndryshme ndërtohet sistemi elektronik i identifikimit në vijim EPB (Electronic Poll Book), i cili identifikon zgjedhësin në qendrën e votimit nëpërmjet dokumentit të identitetit dhe të dhënave biometrike, përfshirë shenjën e gishtërinjve.

Sistemi garanton verifikimin e të dhënave të zgjedhësve bazuar në të dhënat biometrike të sistemit të letërnjoftimeve elektronike si dhe listës së zgjedhësve e cila gjenerohet nga regjistri kombëtar i gjendjes civile.

Skanimi dhe ruajtja e të dhënave biometrike gjate procesit të identifikimit garanton që zgjedhësi ka te drejte të votoje në atë QV ku po identifikohet dhe gjithashtu shërben si provë për verifikimin dhe dënimin e tentativave për të votuar më shumë se një herë si dhe në vend të zgjedhësve te tjerë.

Të dhënat e identifikimit të zgjedhësve ngarkohen të enkriptuara në memorien e pajisjes elektronike të identifikimit EPB nga sistemi qendror, para ditës së zgjedhjeve. Çdo pajisje kur aktivizohet personalizohet për QV me anë te kodeve unike një përdorimshme.

EPB do të mundësojë gjetjen e votuesit në listë duke lexuar kodin MRZ të ID card ose pasaportën biometrike për të gjetur në mënyrë të shpejtë identitetin e votuesit. EPB do të verifikojë nëse zgjedhësit i lejohet të votojë në atë QV:

Nëse është votues në listë që s’ka votuar ende dhe me pas:
do të shfaqë në ekranin e EPB të gjithë te dhënat e identifikimit si dhe foton e votuesit
do të lexoje gjurmët e gishtërinjve të votuesit
do të printojë një kupon verifikimi të procesit të identifikimit
do të sinjalizojë me dritë jeshile të dukshme për të gjithë komisionerët në QV
do të regjistrojë identifikimin dhe të dhënat biometrike në memorien elektronike

Kuponi i printuar do te ketë te gjitha te dhënat e votuesit si edhe foton e tij të sistemit të ID card, në mënyrë qe të verifikohet nga çdo anëtar i komisionit nëse shihet e nevojshme para se ai te procedoje me votimin. Kuponët administrohen me pas nga komisioni, në një kuti të veçantë, dhe administrohen dhe arkivohen sipas rregullave për administrimin e materialeve zgjedhore.

Nëpërmjet leximit të gjurmëve të gishtërinjve te votuesit zëvendësohet dhe procesi i firmosjes nga votuesit ne listat e votimit dhe është provë e identifikimit të votuesit. Gjurmët e gishtërinjve ruhen në pajisje dhe kryqëzimi i te dhënave, i cili do te kryhet në mënyrë të detyrueshme nga KQZ, mbas votimit ne sistemi qendror do te mundësojë verifikimin e tentativave te votimit te shumëfishtë apo ne emër te zgjedhësve te tjerë. Raste të tilla, nqse do të evidentohen do të referohen menjëherë në Prokurori.

Nëse votuesi nuk është regjistruar te votoje ne atë QV
në ekranin e EPB do të shfaqen të dhënat dhe adresa e QV-se ku ai zgjedhësi duhet te shkoje për te votuar
do të sinjalizoje me një drite te verdhe te dukshme për te gjithë komisionerët ne QV, që tregon se votuesi nuk mund të votoje në atë QV.>
EPB duhet te printoje një kupon me te dhënat/adresën e QV-se se ku votuesi duhet te shkoje dhe ky kupon i jepet votuesit ne fjale.
Nëse votuesi ka votuar tashmë në atë QV
në ekranin e EPB do të afishohen të dhënat e votuesit dhe ora kur ai është identifikuar se ka votuar në atë QV
do të sinjalizojë me dritë të kuqe të dukshme për të gjithë komisionerët në QV
do të sinjalizoje me një alarm zanor që tregon se ai votues ka votuar më parë
do të printoje gjithashtu një kupon/raport që votuesi përkatës tentoi të votoje dy here.
do të regjistrojë tentativën në sistemin elektronik

Në përfundim të procedurave të votimit, pajisja do të prodhojë një raport përmbledhës të detajuar lidhur me numrin përfundimtar dhe identitetin e të gjithë votuesve në atë qendër votimi, i cili gjithashtu do të bëhet pjesë e materialit zgjedhor të asaj qendre votimi.

Për sa është parashikuar më sipër, pajisja mund te bashkëjetojë me procedurat aktuale të votimit dhe mund të hyje në përdorim dhe në të gjithë territorin sepse procedura e vjetër eventualisht mund të përdoret n.q.s. ka probleme.

Pajisja elektronike e identifikimit EPB mund të mundësojë dhe votimin pa dokument identifikimi meqenëse i ka tashmë në memorie te dhënat e zgjedhësve, duke i mundësuar që komisioni te kërkojë zgjedhësin në listë duke i futur të dhënat manualisht.

Pajisja mund të jete e pajisur me kamera që mundëson dhe foton e zgjedhësit që po identifikohet.

Pajisja mund të regjistroje në mënyrë unike, të pandryshueshme shenjën e 1,2 gishtave ose dhe të gjithë dorës, duke parandaluar regjistrimin e më shumë se një shenje identifikuese të zgjedhësit, në të njëjtën makineri ose në makineri të ndryshme.Votimi Elektronik
Qendra e votimit duhet të jetë e pajisur me pajisje elektronike votimi ku zgjedhja e subjektit zgjedhor nga votuesi bëhet në ekranin e pajisjes elektronike të votimit (Electronic Voting Machine) EVM ne vijim.

Për të krijuar besimin te publiku dhe për të larguar çdo dyshim për identifikimin e votës  nuk mund të ketë komunikim apo shkëmbim të dhënash midis EPB dhe EMV. Procesi i identifikimit dhe procesi i votimit elektronik janë tërësisht të ndara prej njëri-tjetrit për të bërë të pamundur identifikimin e votës.

Pasi votuesi të jete identifikuar me ane të EPB, ai vë në dispozicion kuponin e identifikimit përkatës të gjeneruar nga EPB, tek anëtarët e komisionit në mënyrë që të vijohet më pas me votimin.

EVM do të aktivizohet për të lejuar votimin me anë të shtypjes së një butoni nga komisionerët e QV pasi ata të kanë parë/verifikuar se procesi i identifikimit të votuesit u krye dhe pasi kanë administruar kuponin e identifikimit.

Pas aktivizimit, në EVM do të shfaqen në monitorin me ekran me prekje një paraqitje të fletës së votimit të miratuar nga KQZ. Shfaqja e subjekteve në ekran duhet të jetë e qartë dhe e thjeshtë për t’u kuptuar dhe zgjedhur.

Në rastet kur procesi i votimit ka me shume se një votim (Zgjedhje te përgjithshme dhe lokale, referendum etj.) votuesit do t’i jepet mundësia me radhë të votojë përkatësisht njëra pas tjetrës.

Votuesi bën zgjedhjen e tij
Votuesit i shfaqet zgjedhja e bërë dhe e konfirmon atë ne ekran
EVM printon një kupon të votës përkatëse dhe ky kupon duket nëpërmjet xhamit të pajisjes
Zgjedhësi konfirmon në ekran që kuponi është identik me zgjedhjen në ekran.
EVM printon në kupon një shenje që vota u verifikua dhe e pret kuponin

Kuponi i votës me të dhënat për zgjedhjen e bërë bie në kutinë e ruajtje se kuponëve të verifikimit të votave.
Vota regjistrohet e enkriptuar në memorien elektronike

EVM do të ruajë të koduara me enkriptin të shumëfishtë dhe pa referenca kohore të sigurte çdo votë. EVM duhet të ketë siguri fizike me vula sigurie dhe memorie të dyfishtë për ruajtjen e votave elektronike. (çdo vote do te ruhet ne dy memorie te veçanta)

Me qëllim shmangien e shit-blerjes së votës, intimidimin e zgjedhësit vota e printuar nuk mund të merret fizikisht nga zgjedhësi. Votuesit dhe komisioni nuk duhet të kenë akses në pajisje dhe as në kutinë e ruajtje se kuponave dhe çdo veprim për printimin, prerjen dhe hedhja e kuponëve te votimit do të kryhet automatikisht nga EVM.

EVM do të eliminojë votat e pavlefshme duke parandaluar që një votues të votojë për më shumë se një përzgjedhje.

Ne fund te procesit mbas inicimit te mbylljes se votimit nga komisioni:
EVM do te përllogarisë rezultatin përfundimtar.
EVM do te printoje procesverbalin e rezultatit përfundimtar te QV-se ne aq kopje sa parashikohet ne ligj, për t’u firmosur nga komisionerët e QV-se.
EVM do të firmosë elektronikisht dhe do të transmetojë të enkriptuar rezultatin në sistemin qëndror pranë KQZ-së.

Mbas përmbylljes së procesit pajisjet do të paketohen me kode sigurie dhe do të dërgohen në qendrat e administrimit zgjedhor.
Votat për një numër të caktuar qendrash votimi mund të numërohen në letër për të verifikuar sistemin.

Vota e ruajtur në memorien elektronike të pajisjes është e dhëna parësore për hartimin e rezultatit zgjedhor ndërsa vota e printuar, e depozituar në kuti, ka vlefshmëri ligjore dhe prevalon ndaj votës elektronike, në rast se ka mospërputhje, për qëllime të nxjerrjes së rezultatit zgjedhor ose ne procesin ankimor.

Në fund te votimit çdo pajisje prodhon raportet e veta dhe komisioni ka mundësi te verifikoje se sa votues janë identifikuar dhe sa vota janë hedhur.

Sistemi Qendror
Sistemi qendror për votimin elektronik do të përfshijë të gjithë infrastrukturën elektronike të nevojshme për të dokumentuar/audituar sigurinë për çdo pajisje identifikimi dhe votimi si dhe për të mundësuar  infrastrukturën  e nevojshme për sigurinë e informacionit në çdo nivel të tij.

Përpara çdo procesi votimi, sistemit qendror i votimit do të mundësojë personalizimin e pajisjeve të identifikimit dhe votimit me të dhënat për zgjedhjet dhe zonat përkatëse.

Në fund të procesit sistemi grumbullon të dhënat nga të gjitha zonat dhe nxjerr rezultatin paraprak të votimit.

Mbas procesit të votimit të gjitha pajisjet lidhen me sistemin qendror (direkt ose memoriet e tyre) për të transferuar votat elektronike në sistemin qendror. /BW

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej