Xhafaj replikë me Llallën për asgjesimin e hashashit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhafaj replikë me Llallën për asgjesimin e hashashit

19:57 | 24/04/2017
në Uncategorized
0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka drejtuar një letër prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla lidhur me akuzat e tij për asgjësimin e hashashit.

Ai i kujton kreut të Akuzës se takimin e parë në krye të Ministrisë së Brendshme e kishin zhvilluar së bashku. Xhafaj i referohet deklaratës së Llallës pak ditë më parë në prani të ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili.

“Ky fakt, nëse mbetet i provueshëm dhe i vërtetë, së pari më bën përshtypje se përse nuk u diskutua në takimin e përbashkët dhe nuk gjen asnjë gjurmë të ndonjë komunikimi zyrtar të mëparshëm mes dy institucioneve”, thotë Xhafaj.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në letrën drejtuar kryeprokurorit, Xhafaj shkruan se iu referua edhe dy raporteve të Prokurorisë së Përgjithshme për gjendjen e kriminalitetit, të paraqitura në vitin 2016 dhe në fillim të këtij viti në Kuvendin e Shqipërisë dhe në të gjitha faqet e atyre raporteve, që shpjegojnë shumë detaje, nuk gjendet asnjë rresht i vetëm lidhur me këtë akuzë të artikuluar publikisht. Raporti është paraqitur vetëm pak ditë më parë në Kuvend.

“Deklarata juaj, e përcjellë në këtë mënyrë, çmoj se cënon frymën pozitive të besimit dhe bashkërendimit të punës që ne kemi diskutuar e jemi dakortësuar të kultivojmë në punën e përbashkët të prokurorëve dhe strukturave të policisë gjyqësore, në përpjekjet e përditshme për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike”, vijon Xhafaj.

Xhafaj i shkruan Llallës se shkeljet e pretenduara prej tij kalojnë cakun e përgjegjësisë administrative dhe i kërkon t’i evidentojë ato dhe personat përgjegjës në Policinë e Shtetit.

“Jam i gatshëm të ndëshkoj çdo shkelje të ligjit në radhët e tij. Jam i sigurt, referuar shqetësimit publik që ju ngritët, se të njëjtën gjë do të bëni edhe ju edhe për drejtuesit e prokurorive përkatëse që kanë lejuar situata të tilla paligjshmërie”, thekson Xhafaj.

Xhafaj siguron Llallën se veprimi i tij do të jete i menjëhershëm deri në kufijtë që i lejon ligji, në ndëshkim të çdo rasti në mënyrë të shëmbullt. Ministri thotë se pret krahas informacionit zyrtar edhe përmbushjen e detyrës proceduese penale të kryeprokurorit, ndaj secilit individ që i provohet shkelja.

Etiketa: Adriatik llallaasgjesimiFatmir XhafajHashashileterprokurori i pergjithshem i shqiperise

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Veliaj: Kemi shumë për të humbur nëse rikthehemi te epoka e bllokimit dhe e gjumit

Veliaj: Kemi shumë për të humbur nëse rikthehemi te epoka e bllokimit dhe e gjumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Shqipëria drejt së ardhmes” –

“Shqipëria drejt së ardhmes” –

16:15 | 15/01/2026
Do ta marr vetë hakun e djalit! –

Do ta marr vetë hakun e djalit! –

15:59 | 15/01/2026
Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –

Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –

15:45 | 15/01/2026
Vrasja e Jan Prengës, GJKKO kalon për gjykim çështjen pas 1 viti pezullim –

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin –

15:31 | 15/01/2026
Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –

Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –

15:15 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • “Shqipëria drejt së ardhmes” –
  • Do ta marr vetë hakun e djalit! –
  • Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –
  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin –
  • Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –
  • Do të bëjmë inventar të plotë të dëmeve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Shqipëria drejt së ardhmes” –
  • Do ta marr vetë hakun e djalit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com