Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Veliaj: Kemi shumë për të humbur nëse rikthehemi te epoka e bllokimit dhe e gjumit

Nga Rexhina Biba 0

Bashkia e Tiranës vijon punën për ndërtimin e këndit të 14 të lojërave në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj premtoi se fëmijët e njësisë administrative numër 5 do të kenë përpara se të fillojnë pushimet shkollore një kënd lojërash me module të ndryshme, ndriçim, gjelbërim dhe një shesh rekreativ ku pjesëmarrësit mund të jenë edhe të rritur.

Kryebashkiaku i Tiranës nuk la pa komentuar edhe bllokimin e disa rrugëve kryesore të kryeqytetit, çka sipas tij vështirësoi lëvizjen e qytetarëve por jo të punonjësve të bashkisë, fokusi I të cilëve është ti shërbejë qytetarëve

“Uroj që ata që e kishin në dorë për ta bërë Tiranën me të gjithë këto investime për 4 vjet, të kuptojnë se duke e bllokuar, thjesht u kujtojnë njerëzve se si e bllokuan 4 vjet me gjumin në Bashki, ndërkohë që shumë prej këtyre punëve mund të ishin bërë përpara 4 viteve.  Kemi ende shumë për të bërë, por kemi ende shumë për të humbur nëse rikthehemi te epoka e bllokimit dhe e gjumit, dhe jo te epoka e punës dhe investimeve. Ndaj dua të përgëzoj të gjithë kolegët që pavarësisht rrethanave, bllokimit të disa rrugëve, apo edhe të bulevardit, e kanë pasur fokusin te puna”, tha ai.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej