VOA: “Mini Schengeni” balkanik, mbeten dallimet mes Tiranës e Prishtinës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VOA: “Mini Schengeni” balkanik, mbeten dallimet mes Tiranës e Prishtinës

15:36 | 11/02/2020
në Kryesore
0

Read more

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës –

Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora –

U plagos një shtetas grek… –

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore –

Mes Tiranës dhe Prishtinës duket se mbeten të hapura divergjencat lidhur me të ashtuquajturin “mini Schengen” ballkanik, nismë e sponsorizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Kosova deri më tani nuk i është bashkangjitur kësaj ideje, madje, pas takimit të radhës në Tiranë, pati kritika të drejtpërdrejta ndaj qeverisë shqiptare.

Takimi i sotëm në Tiranë mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Kosovës Albin Kurti, në vizitën e tij ë parë zyrtare jashtë vendit të tij, nuk ngjan t’i ketë sheshuar divergjencat. Biseda mes tyre zgjati mbi 30 minuta përtej parashikimit. Në përfundim të saj zoti Kurti, u përpoq të anashkalonte me diplomaci dallimet mes palëve për këtë çështje, duke evituar t’i përgjigjet pyetjes nëse Prishtina do të përfaqësohet në mbledhjen e radhës së kësaj nisme.

“Ishte një temë e trajtuar, por shkurtimisht, duke qenë se takimi ynë sot ishte më parë për “makro Shengenin” shqiptar se sa për “mini Schengenin” ballkanik”, deklaroi kryeministri i Kosovës.

Por zoti Rama nga ana e tij, bëri të qartë se nuk ka arsye për të mos e mbështetur këtë ide. “Në këtë pikë kemi një diskutim për të çuar përpara. Besoj se nuk ka “makro Schengen” shqiptar, pa “mini Schengenin” ballkanik. “Makro Schengeni” shqipar, është i lidhur ngushtësisht me Schengenin rajonal sepse, nëse jemi konsistent në vazhdën e procesit të Berlinit dhe jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, atëherë na hapet rruga e mbyllur, prej vitesh, për të patur një hapësirë të përbëshkët mes dy shteteve, për të patur lëvizje të lirë mes nesh, jo vetëm të mallrave e kapitaleve, por dhe të njerëzve, çka deri dje ishte e paimagjinueshme” jo vetëm për shkak të rezistencës, jo vetëm të Serbisë”, deklaroi zoti Rama duke shtuar se “sot është vetëm në dorën tonë sepse këtë rezistencë unë e kam thyer dhe sot na takon të bëjmë më të mirën e të mos humbasim kohë, por t’a çojmë përpara këtë proces, pasi askush, as Serbia e as vendet e tjera nuk na thotë dot se po bëjmë Shqipërinë e madhe, nëse heqim kufirin”.

Të dy kryeministrat kanë rënë dakort ndërkohë, që të “ecim me një shpejtësi të re në drejtim të bashkëpunimit në të gjitha fushat” dhe në fund të muajit mars të organizojnë dhe mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive. “Dua që në këtë dekadë të tretë të shekulit 21, të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit, siç nuk ka qenë kurrë më parë mes dy vendeve”, theksoi kryeministri i Kosovës.

Të dy vendet kanë firmosur deri më tani 77 marrëveshje bashkëpunimi, por një pjesë e tyre kanë mbetur në letër. Për këtë arsye të dy kryeministrat kanë rënë dakort që të ngrenë një komision të përbashkët ndërshtetëror “për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të identifikuar problematikat në zbatimin e tyre e për t’ju drejtuar mbledhjes së qeverive si për arritjet ashtu dhe për nevojat për vendimarrje të tjera”, shpjegoi zoti Rama.

Etiketa: “makro Shengeni”Albin KurtiKryeministri Edi Ramakryeministri i kosovesMini-Schengeni BallkanikSerbiatakimi ne tirane

Të Lidhura

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës –

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës –

nga 27
18:24 | 31/05/2026
0

Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore po zhvillojnë në Vau të Dejës një stërvitje të përbashkët...

Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora –

Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora –

nga 27
17:10 | 31/05/2026
0

Partia Demokratike ka nxjerrë listën e kandidatëve fitues për Këshillin Kombëtar. Listës fituese nga votimi i Kuvendit Kombëtar do t’i...

U plagos një shtetas grek… –

U plagos një shtetas grek… –

nga 27
16:58 | 31/05/2026
0

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar lidhur me protestën e djeshme në Zvërnec, e cila u përfshi nga dhuna...

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore –

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore –

nga 27
16:40 | 31/05/2026
0

Muaji maj ka sjellë një tjetër rekord për kursin e këmbimit, me euron që prek nivelin më të ulët historik...

Para
Operacioni për makinat luksoze, bllokohen 6 automjete të blinduara në Durrës dhe Shijak

Operacioni për makinat luksoze, bllokohen 6 automjete të blinduara në Durrës dhe Shijak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës –

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës –

18:24 | 31/05/2026
Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora –

Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora –

17:10 | 31/05/2026
U plagos një shtetas grek… –

U plagos një shtetas grek… –

16:58 | 31/05/2026
Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore –

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore –

16:40 | 31/05/2026
Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar

Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar

16:20 | 31/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës –
  • Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora –
  • U plagos një shtetas grek… –
  • Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore –
  • Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar
  • Aksident në rrugën Korçë-Bilisht/ Makina përplas për vdekje këmbësorin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës –
  • Këshilli Kombëtar i PD, del lista me emrat fitues! Do t’i shtohen edhe 15% nga diaspora –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com