Në fshatin Vranisht të Vlorës, një person është qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur pranë shtëpisë së tij.
Policia bën të ditur se i plagosuri është shtetasi Roland Shkurti, rreth 40 vjeç, i cili ka marrë një plagë në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.