Vjosa Osmani kritikon BE-në: Serbia ka shkelur marrëveshjen, duhet të reagoni!

0
73

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme ka kritikuar rolin e Bashkimit Evropian karshi dialogut Kosovë-Serbi. Në një deklaratë për mediat ajo ka kërkuar që Brukseli të respektojë parimin e barazisë mes palëve.

“Është përshtypja ime si presidente e Republikës që Bashkimi Evropian akoma nuk ka folur me gjuhë të qartë sa i përket moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë. Serbia në praktikë vazhdon të bëjë të kundërtën e asaj që e ka nënshkruar, por BE-ja akoma nuk ka bërë thirrje publike në raport me Serbinë, ku ata janë prezent në dialog, por e shfrytëzojnë prezencën si obstruksion, pra e bllokojnë çdo marrëveshje”.

Nga ana tjetër, Osmani ka përmendur kritikat e vazhdueshme të BE-së karshi Kosovës. E sheh të rëndësishëm rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arritjen e marrëveshjes finale Kosovë Serbi. I gjithë procesi i dialogut sipas saj do të jetë i fokusuar në njohjen reciproke.

Kujtojmë se, takimi i fundit në kuadër të dialogut në Bruksel ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç ka ndodhur në Korrik të vitit të kaluar.