Vizita e parë si kryeministër në Shqipëri, reagon Albin Kurti: Vendet tona nuk kanë luksin ta shohin njëra-tjetren me syzet e diplomacisë

Duhet të lëçisni

Mesila Doda: Dalja me dy lista e opozitës rrit frikën e mazhorancës për humbjen e zgjedhjeve (Film)

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e ABC këtë të mërkurë ka folur në lidhje me denoncimin e fundit...

Tritan Kalo jep dorëheqjen nga Komiteti Teknik

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo këtë të enjte  ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Eksperteve. Mjeku bën me dije se ky Komitet është...

Eurostat: Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër i Europës

Zonat e Veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Europë, sipas një publikimi të fundit të prodhimit për frymë rajonal të Eurostat, me...

Basha në Kombinat: Rindërtimi do të drejtohet nga ekspertët më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të enjte është takuar me banorët dhe bizneset në Kombinat. Në komunikimin e tij me qytetarët Basha u...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti reagon pas vizitës së sotme në Tiranë, të parën si kryeministër i ri jashtë Kosovës.

Kurti falenderon Ramën për pritjen shtetërore dhe për diskutimin konstruktiv që kanë pasur, ndërsa shton se mes Kosovës dhe Shqipërisë shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor, sepse sipas tij këto janë fusha ku afrimi i dy vendeve nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.

“U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë”, shkruan ndër të tjera Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

REAGIMI I PLOTË I ALBIN KURTIT:

Ishte vizita e parë si kryeministër jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme. Ishte ceremoniale, por nuk ishte thjesht simbolike. Dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë.

E falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për pritjen shtetërore e për diskutimin konstruktiv që patëm. Prej takimeve institucionale e marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë, jam i sigurt se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor, prandaj sot më shoqëruan në takim ministri i Financave, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami. Këto janë fusha ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.

U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë.

Takime të përzemërta e vëllazërore patëm edhe me presidentin, Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, të cilët më përcollën urime për detyrën e re, e unë u shpreha nevojën për ndihmë e mbështetje. Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri.

Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Mesila Doda: Dalja me dy lista e opozitës rrit frikën e mazhorancës për humbjen e zgjedhjeve (Film)

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e ABC këtë të mërkurë ka folur në lidhje me denoncimin e fundit...

Tritan Kalo jep dorëheqjen nga Komiteti Teknik

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo këtë të enjte  ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Eksperteve. Mjeku bën me dije se ky Komitet është...

Eurostat: Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër i Europës

Zonat e Veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Europë, sipas një publikimi të fundit të prodhimit për frymë rajonal të Eurostat, me...

Basha në Kombinat: Rindërtimi do të drejtohet nga ekspertët më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të enjte është takuar me banorët dhe bizneset në Kombinat. Në komunikimin e tij me qytetarët Basha u...

Me pranga në duar, shoqërohet në KLGJ gjyqtarja Enkeleida Hoxha

Është shoqëruar këtë mëngjes për në Këshillin e Lartë Gjyqësor gjyqtarja e Krujës, Enekeleida Hoxha. Gjyqtarja Hoxha do të përballet sot me trupën e KLGJ,...