Vettingu i ’94/ Azem Hajdari: Klienti që iku pa paguar nga Shqipëria për 50 vjet, është Partia Komuniste – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vettingu i ’94/ Azem Hajdari: Klienti që iku pa paguar nga Shqipëria për 50 vjet, është Partia Komuniste

16:12 | 28/01/2017
në Uncategorized
0

“Korrupsioni, si çdo fenomen tjetër, mund të vijë në këtë vend, por unë kam parasysh fjalën e vjetër popullore që thotë “dardha bie nën dardhë”. Ish-i papaguari, Partia e Punës, deri më sot nuk e shpagoi popullin shqiptar.”

Një batutë e bukur e Azem Hajdarit, në shkurt të vitit 1994, na kthen 22 vjet pas, në kohën kur po dukej se korrupsioni po kthehej në problem për Shqipërinë. Ishte një seancë parlamentare, ku ishte ftuar në interpelancë Prokurori i Përgjithshëm i kohës, Alush Dragoshi, për të sqaruar ligjvënësit për hetimin e politikanëve të korruptuar. Katër pyetje nga Azem Hadari për politikanët e përfolur për korrupsion, kishin sjellë një përmbledhje të Prokurorit të Përgjithshëm me emra politikanësh që asokohe po hetoheshin për shpërdorim të detyrës, për korrupsion.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ishte koha, kur korrupsioni nuk ishte sfida kryesore e Shqipërisë, pasi nuk ishte masivizuar si fenomen ndër pushtetarët. Në atë kohë Shqipëria përballej me sfidën e demokracisë së deformuar qysh në nisje, si dhe atë të zgjedhjeve të lira. Raportet ndërkombëtarë ende nuk e kishin renditur në rekomandimet e tyre si kusht kryesor për integrimin, çështjen e luftës kundër kosrrupsionit. E megjithatë, ligjvënësit po kërkonin pastrimin e politikës nga korrupsioni, atë që sot quhet vetting.

“I vetmi klient që iku pa paguar nga Shqipëria për 50 vjet, është Partia Komuniste”, thotë Hajdari në fjalimin e tij dhe i sygjeron Prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimet për vitin 1991, koha kur sipas Hajdarit kishte nisur korrupsioni në Shqipëri.

“E filloj analizën time nga viti 1991. Në strategjinë komuniste: pas meje, mos të mbetet asgjë. Aty u dhanë kredi. Në të gjitha bankat e Republikës rezulton që me mijëra e miliarda lekë u janë dhënë ish-drejtuesve të Komitetit Qendror, në nivelet: byro politike, stafi i tyre dhe fisi i tyre, në nivelet kryetar komiteti, sekretar i parë, kryetar degësh e shefa sigurimi”, thotë Hajdari.

Megjithëse nuk ishte në nivele shumë shqetësuese si fenomen, mediat e kohës kishin nisur të publikonin lista me emra politikanësh të korruptuar. Nisur nga këto lajme në media, Hajdari kishte kërkuar interpelancën me Prokurorin e Përgjithshëm. Ai propozoi Prokurorit të Përgjithshëm, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve të tjera, një proces të mirorganizuar në luftën kundër korrupsionit.

Propozoi nisjen e hetimeve qysh në vitin 1991, për të evidentuar korrupsionin ndër pushtetarë, të majtë e të djathtë.

Pra, ishte vetting-u i asaj kohe, për të cilin Azemi propozonte mbështetjen me ligje nga Kuvendi.

“Korrupsioni, si çdo fenomen tjetër, mund të vijë në këtë vend, por unë kam parasysh fjalën e vjetër popullore që thotë “dardha bie nën dardhë”. Populli thotë: I vetmi klient që iku pa paguar nga Shqipëria për 50 vjet, është Partia Komuniste. Unë shpreh bindjen përpara jush, zoti Kryetar dhe para Kuvendit të nderuar dhe përpara Prokurorit se dardha ka rënë nën dardhë. Pra, ish-i papaguari, Partia e Punës, deri më sot nuk e shpagoi popullin shqiptar. Dhe instituti i akuzës, Prokuroria e Përgjithshme, Kontrolli i Shtetit nuk u angazhuan siç duhet ose ne nuk kemi mundësi siç duhet për të luftuar këtë fenomen tragjik, i cili ka një vijueshmëri në kohë, që nga viti 1947 kur erdhën në fuqi sllavo-komunistët dhe deri më sot, kur demokracia mundohet të mashtrohet nëpërmjet djegieve të institucioneve demokratike.

I kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm dhe i jap mbështetje personale se kushdo qoftë, pavarësisht nga bindjet politike, ose përkatësisë partiake duhet të dalë para bankës së akuzuarve. Demokracia nuk mund ta lërë korrupsionin jetim. E falënderoj për luftën dhe përkushtimin që ka bërë institucioni i prokurorisë kundër korrupsionit, por perfeksionimi i këtij institucioni të akuzës, pushteti nga ana jonë financiare, lufta që do të bëjë prokuroria dhe Kuvendi dhe zbatimi i dekretit të Presidentit, mund të çojnë që korrupsioni të luftohet dhe populli të thotë: “Ju lumtë juve që dini të luftoni korrupsionin!”, ka thënë Hajdari.

Kjo strategji e propozuar prej tij nuk u zbatua kurrë, ndërsa korrupsioni nisi të lëshojë rrënjë në të gjitha strukturat e shtetit shqiptar. Ja ku jemi sot pas 22 vitesh, kur po pritet të zbatohet Reforma në Drejtësi, nga e cila pritet pastrimi i sistemit të drejtësisë dhe politikës nga korrupsioni galopant që i ka përfshirë. Por, ajo që ndodh është dramatike, sepse njerëzit që po zgjidhen për të realizuar këtë reformë, vijnë nga vetë sistemi i kalbëzuar i korrupsionit, vijnë nga radhët e strukturave që e kanë ushqyer korrupsionin, kanë qënë zotër të sistemit të drejtësisë në 26 vjet. Duket sikur Shqipëria është e dënuar në rrugën pa kthim të zhytjes në krim e korrupsion.

Etiketa: Alush DragoshiAzem Hajdarilufta kunder korrupsionitPartia Komunistepolitikanet e korruptuarreforma ne drejtesivetting

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Me i pi kafen KQZ-së… Foto LSA/ Malton Dibra

Rama i përgjigjet akuzave të LSI: Qentë le të lehin karvani do ecë përpara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com