Veteranët e festave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veteranët e festave

09:17 | 10/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi*

Në Shqipëri gjen disa soje veteranësh. Kemi veteranët e Luftës së Dytë, të cilët të linin takim tek lapidari në 5 maj, veteranët e Punës Socialiste, më pas u bënë veteranët e 2 korrikut, dhjetorit, veteranët e grevës së Valiasit, veteranët e sindikatave, veteranët e shkurtit, veteranët e anijeve në mars, veteranët e kaosit të 1997, veteranët e UÇK-së së Kosovës, veteranët e FARK-ut, veteranët e UÇK-së së Maqedonisë e mund ta endim këtë listë akoma dhe më mirë.

Gjithsesi, të gjithë veteranët duhen respektuar. Padyshim sakrifica e tyre kombëtare ka ndikuar në jetët tona dhe të brezave që vijnë, por në përgjithësi çështjet e tyre janë lënë në mesrrugë. Jemi në 8 dhjetor dhe dikush nga qeveria e mëparshme e shpalli festë kombëtare të rinisë me të njëjtën lehtësi si u shpall Festa e Verës për gjithë atdheun. Shpallja e festave (sa më shumë syresh), zbukurimet, aktivitetet masive, ku qendra e qytetit kthehet në një panair për të zbavitur skamnorët, është një metodologji që vjen nga pushtetet e lavdishme. Kur vendin e mbërthen varfëria, autoritetet kapen pas festave që t’i mbushin mendjen barkthatit që është i lumtur. Këtë vit u nxitua më shumë se kurrë që zbukurohej Tirana, madje lamë pas Tel Avivin. Duhet festuar me çdo kusht, në çdo rast, sepse gazmendi që përhap autoriteti shtetëror nuk kushton, por në pikëpamjen e propagandës ndihmon shumë. Fjala vjen, ka një garë mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme për të qenë pararojë e festimeve. Qeveria tashmë i mban dyert hapur që njerëzia të hyjë në sallat e saj për të parë ekspozita apo çikërrima nga të fshehtat e asaj godine të rëndë. Rilindja Urbane është një festë më vete që shpërndahet si reze nëpër mëmëdhe.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Dhjetori është muaj i mirë për të festuar, sepse nis pikërisht me Festën e Rinisë e më tej vazhdon me festat e fundvitit. Atmosferë e gëzuar ka qenë edhe në kohët e kuqe festa e Vitit të Ri. Në kopësht, shkolla, ndërmarrje shpërndaheshin pako, të cilat kishin fiq të thatë, arra, ca ëmbëlsira që u kishte ngrirë sheqeri përsipër, ndonjë makinë lodër kineze, vinç e kështu me radhë. Asnjëherë nuk kuptohet se si në një shtet ateist si ky i yni, Plaku i Vitit të Ri nga një çikë e bukur në moshën e pubertetit, brenda motit bëhej i moshuar me një mjekër të bardhë deri të barku. Brenda dymbëdhjetë muajve ndërronte gjini dhe gërmuqej, por merrej si postulat, si çdo gjë tjetër në atë botë, nuk diskutohej. Kishte një përkushtim, zell që të festohej me çdo kusht. I njëjti vullnet vihet re edhe këto kohë, madje i njëjti ngazëllim.

Ndoshta këtu në këtë forcë festimi, dritash, udhëheqësish, festivalesh, panairesh mund të kërkojmë dhe duhet të gjejmë burimin e gëzimit. Është një gëzim që i ngjitet njerëzisë sikur të jetë virus gripi. Besoj se ky është thelbi i suksesit të një qeverisje, t’i gëzojë shtetasit e vet.

Natyrisht, në këtë atmosferë të gëzueshme heroike edhe armiqtë e pushtetit ndalojnë. Pa dashur ata përfshihen në këtë lojë. Protesta e tyre bëhet më gazmore. Fjala vjen, Belind Këlliçi i të rinjve demokratë të fton në një tubim protestë-festë për të kujtuar studentët e dhjetorit, por edhe krijimin e Partisë Demokratike. Natyrisht, u duhen ca nga ata veteranët e e mësipërm. Do i gjejnë. Ata do ju tregojnë dhe studentët e sotëm të opozitës nën shembullin e veteranëve do premtojnë që do rrëzojnë pushtetin. Pak ditë më vonë do të jetë Lulzim Basha që do të dëgjojë ca veteranë të tjerë se si u themelua partia, ku do të premtojë që në dritën e mësimeve të tyre do ta rrëzojë këtë pushtet të inkriminuar. Por, më parë do të jetë qeveria që do të mbledhë në një nga sallat e saj rininë e pushtetit, e cila do të dëgjojë disa veteranë të tjerë që do të dëshmojnë se kjo punë ka nisur në Akademinë e Arteve, ku profesor ka qenë kryeministri, prandaj aspiratat e revolucionit janë plotësuar.

Kështu do vazhdojmë ca ditë, më pas festat e fundvitit, pushim, pallë, drita, ndonjë krah gjeli, p’shesh, një gotë birrë dhe bëhemi gati për vitin e ardhshëm, të cilit gati në mënyrë mistike do i lutemi që të jetë më i mbarë.

Për shumë vjet!

*Botuar 1 vit më parë

Etiketa: aspiratatautoriteti shtetërorBelind KëlliçiEnkel Demikrah gjelip’sheshPër shumë vjet!Plaku i Vitit të Riveteranët

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Qeveria kërcenohet nga hacker-at “Anonymus” (video)

Qeveria kërcenohet nga hacker-at “Anonymus” (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

15:11 | 20/12/2025
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

14:55 | 20/12/2025
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

14:43 | 20/12/2025
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

14:23 | 20/12/2025
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –
  • BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –
  • Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
  • Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com