Vendimi i Kushtetueses për teatrin, reagon PD: Të arrestohet menjëherë Erion Veliaj, përgjegjës direkt për shkatërrimin e pasurisë kombëtare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i Kushtetueses për teatrin, reagon PD: Të arrestohet menjëherë Erion Veliaj, përgjegjës direkt për shkatërrimin e pasurisë kombëtare

19:20 | 02/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Partia Demokratike, ka reaguar përmes një deklarate për shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ‘Çështjen e Teatrit”.

Bardhi theksoi se me vendimin e saj Gjykata Kushtetuese shpalli vprimet e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj si anti-kushtetuese. Bardhi kërkoi nga SPAK arrestimin e krebashkiakut Veliaj, si përgjegjësin kryesor për shkatërrimin e pasurisë kombëtare.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Read more

Aksion blic në burgun e Lushnjes, kontrolle në qeli për celularë dhe drogë –

Aksion blic në burgun e Lushnjes, kontrolle në qeli për celularë dhe drogë –

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri. Arroganca, dhuna, paligjshmëria humbën betejën e tyre përballë qëndresës, qytetarisë dhe interesit publik.

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetutese për të shpallur si antikushtetues veprimet e Qeverisë dhe Bashkisë për prishjen e një pasurie kombëtare, si Teatri Kombëtar, me qëllimin e vetëm për ti hapur rrugë një afere të rëndë korruptive.

Shfuqizimi i ligjit special dhe VKM që i kalon pronësinë Bashkisë Tiranë, bën nul, bën antikushtetues, të paligjshëm, çdo veprim të kryer nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera të përfshira, pavarësisht se për këto akte nuk është kompetente për shqyrtim Gjykata Kushtetuese. Ky vendim merr në mbrojtje Teatrin Kombëtar, duke e cilësuar si një pasuri që përbën trashëgimi kulturore të Shqipërisë.

Teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës. Sot ai shesh, i zhveshur dhunshëm nga historia e tij është një tjetër vijë ndarëse midis qytetarëve që duan një Shqipëri demokratike dhe një pakice që uzurpoi, plaçkiti dhe shkatërroi një nga institucionet më të shenjta të kombit.

Shkaktarët e kësja plage janë ata që penguan dhunëshëm ndryshimin në 25 prill dhe që mbajnë peng vendin prej 8 vitesh me arrogancë, korrupsion, klientelizëm, paratë e krimit dhe armiqësinë e verbër ndaj trashëgimisë kulturore, ndaj çdo pasurie të kombit tonë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ekspozon para shqiptarëve dhe mbarë botës fytyrat e barbarëve që shembën Teatrin dhe goditën në zemër demokracinë, duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

Mirënjohje të thellë për artistët, qytetarët dhe qëndrestarët që nuk u pajtuan kurrë me marrëzinë e një regjimi që dialogun e kryen me fadroma dhe teatrot i përdor si lavatrice për paratë e Ndraghetës.

Mirënjohje për mbështetësit e Partisë Demokratike që ishin në krahë të aktivistëve për Teatrin, në mbrojtje të interesit publik dhe që u bënë pre e dhunës barbare policore.

Vendimmarrja e sotme e Gjykatës Kushtetuetese ëshët vetëm hapi i parë, prova e pakundërshtueshme për abuzimin me pushtetin nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Pas Gjykatës Kushtetuese, radhën e ka Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK. Autorët e këtij krimi të rëndë kushtetutes dhe ligjor, me pasoja të rënda për interesin publik dhe pasurinë tonë publike, kanë emër dhe mbiemër, janë të gjithë të identifikuar dhe duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë përpara ligjit. Ata janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Erjon Veliaj që edhe sot vijoi hapur të sfidojë drejtësinë, të sfidoi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetutese, të injoroi faktin se në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit ka shkatërruar një pasurie kombëtare, duhet të arrestohet menjëherë.

Duke shpërdoruar rëndë detyrën, në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjit, Erjon Velia është autori dhe përgjegjësi direkt për një dëm me vlerë të jashtëzakonshme për pasurinë tonë kombëtare.

Krimi tashmë nuk fshihet dot më. Prandaj edhe SPAK nuk mund të fshihet më. Provën e paligjshmërisë ulëritëse e ka tashmë gati nga Gjykata Kushtetuese. Tani është koha për të vepruar, për të na treguar të gjithëve se pandëshkueshmëria ka marrë fund, që askush nuk është mbi ligjin, që kushdo është i barabartë përpara ligjit.

SPAK duhet të marrë nën përgjegjësi penale edhe çdo zyrtar publik të përfshirë në këtë paligjshmëri, duke filluar nga Edi Rama e deri tek çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës për shembjen barbare të Teatrit Kombëtar.

Në këtë betejë Partia Demokratike do të mbetet në krah të qytetarëve, sepse vijimi i betejës kundër një regjimi që turpëron Shqipërinë para gjithë botës, është edhe vijimi i betejës për Teatrin aty ku ishte dhe ashtu sic ishte, është vijim i betejës për historinë tonë, vijim i betejës për kthimin e legjitimitetit, vijimi i betejës për kthimin e demokracisë, vijimi I betejës për t’ua kthyer Shqipërinë shqiptarëve!

Etiketa: gazment bardhi]Gjykata KushtetuesePartia DemokratikeTeatri Kombëtar

Të Lidhura

Aksion blic në burgun e Lushnjes, kontrolle në qeli për celularë dhe drogë –

Aksion blic në burgun e Lushnjes, kontrolle në qeli për celularë dhe drogë –

nga 27
09:22 | 17/05/2026
0

Një aksion blic po zhvillohet këtë të diel në burgun e sigurisë së ulët në Kosovë të Madhe, në Lushnje....

Aksion blic në burgun e Lushnjes, kontrolle në qeli për celularë dhe drogë –

Aksion blic në burgun e Lushnjes, kontrolle në qeli për celularë dhe drogë –

nga 27
09:20 | 17/05/2026
0

Një aksion blic po zhvillohet këtë të diel në burgun e sigurisë së ulët në Kosovë të Madhe, në Lushnje....

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

nga 27
15:32 | 16/05/2026
0

Autoritetet amerikane po hetojnë një seri sulmesh kibernetike ndaj sistemeve që monitorojnë rezervat e karburantit në pika të ndryshme furnizimi...

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

nga 27
15:04 | 16/05/2026
0

Nga dita e sotme, e shtunë 16 maj, të gjitha monopatinat elektrikë që qarkullojnë në rrugët e Italisë do të...

Para
Emergjencat e zjarreve, në gjithë vendin janë 12 vatra

E dhimbshme: Po kërkonte në rrënoja me ekipin, zjarrëfikësi gjen trupin e pajetë të vajzës së tij 7 vjeçare

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksion blic në burgun e Lushnjes, kontrolle në qeli për celularë dhe drogë –

Aksion blic në burgun e Lushnjes, kontrolle në qeli për celularë dhe drogë –

09:22 | 17/05/2026
Aksion blic në burgun e Lushnjes, kontrolle në qeli për celularë dhe drogë –

Aksion blic në burgun e Lushnjes, kontrolle në qeli për celularë dhe drogë –

09:20 | 17/05/2026
Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –

15:32 | 16/05/2026
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –

15:04 | 16/05/2026
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –

13:40 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksion blic në burgun e Lushnjes, kontrolle në qeli për celularë dhe drogë –
  • Aksion blic në burgun e Lushnjes, kontrolle në qeli për celularë dhe drogë –
  • Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA –
  • Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro –
  • David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij –
  • “Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksion blic në burgun e Lushnjes, kontrolle në qeli për celularë dhe drogë –
  • Aksion blic në burgun e Lushnjes, kontrolle në qeli për celularë dhe drogë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com