Në lidhje me “non gratat” e shpallura ditën e sotme të dy personave të tjerë, ish-deputetit Aqif Rkipi dhe pronarit të medias, Ylli Ndorqi, ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Ai është shprehur në hyrje të Kuvendit se personat e shpallur “non-grata” nga SHBA nuk duhet të kenë vend në tempullin e demokracisë. Duke iu referuar Berishës, Alibeaj tha se komenti i tij ishte i qartë për personat e “padëshiruar”.
“Ju e dini cili është komenti im për non-grata dhe të tjerë non-grata. Komenti im është që non-gratat nuk duhet të kenë vend këtu” – u shpreh Alibeaj.
Kujtojmë se edhe në mbledhjet e grupit të PD, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që Berisha të mos merrte pjesë sepse është “non-grata” dhe nuk bën pjesë në grup.