“Do rikthejmë hapësirat publike në kryeqytet, Tirana është e qytetarëve”
Në muajin prill do të nisin shembjet masive në zonën e Parkut të Liqenit të Tiranës. Paralajmërimi vjen nga kryebashkiaku Erjon Veliaj gjatë një takimi me ndërlidhësit e njësisë administrative 11. Në fjalën e tij, Veliaj vuri edhe një herë tjetër theksin në zaptimin e hapësirave publike, duke përmendur edhe projektin e ri të Sheshit Skënderbej.
Ndërkohë, Veliaj tha se projekti pilot i iniciuar nga Bashkia për eleminimin e depozitave nga tarracat e pallateve do të shtrihet edhe në Laprakë. Kryetari i bashkisë Tiranë tha gjithashtu se janë 4 milionë dollarë që do të investohen për zonën e Laprakës duke konfirmuar kështu se Fondi i Zhvillimit të Rajoneve aprovoi fondin për investimin më të madh pas atij të Sheshit Skënderbej.