Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka zhvilluar një debat të fortë me kryeministrin Rama, në Kuvend. Kreu i qeverisë nuk ka qenë i pranishëm gjatë diksutimeve që u zhvilluan ditën e sotme në Kuvend, ndërsa ka mbërritur vetëm pak minuta më parë. Teksa ka marrë fjalën, Vasili i është drejtuar me tone të ashpra se “gjatë ditës fle e vjen natën me skizofreni”.
Kryetarja e Kuvendit i ka ndërperë fjalën, ndërsa kryeministri Rama ka reaguar duke tundur kokën.
Petrit Vasili: Ik ore idiot, pusho, boll idiot, rri fle gjithë ditëndhe vjen kalon fundin e darkës këtu., Boll more idiot, rri tani. Zonja kryetare Kuvendi do i thuash ti apo ka ndonjë status të veçantë ky këtu? S’do stregojmë të gjitha skizofrenitë e tij këtu.
Lindita Nikolla: Zoti Vasili ju lutem
Petrit Vasili: E pra, boll tani
(Rama tund kokën)