Kryetari i grupit parlamentar të LSI: Kënaqësi që çështja çame mori rëndësinë që i takon
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përshëndeti kongresin e PDIU-së, ku theksoi se është arritje e madhe që çështja çame ka marrë rëndësinë që i takon. Në fjalën e tij përshëndetëse, Vasili vlerësoi rolin konstruktiv të PDIU-së në koalicionin qeveritar dhe në politikën shqiptare në tërësi. Ai tha se PDIU po rrite ndërkohë që LSI e kupton mirë vështirësinë e rrugës së një partie drejt rrijtes së saj. Ne jemi të lumtur e aspak xheloz për rritjen e PDIU-së tha Vasili.