Me anë të një postimi në facebook, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka thënë se i ka dërguar kërkesë kryeministrit Edi Rama, ku i ka kërkuar informacion në lidhje me ndërtimet në Tiranë. Vasili pyet a e kanë paguar taksën e infrastrukturës këto kulla, si janë miratuar lejet dhe a janë respektuar këto leje të dhëna.
“I jam drejtuar me kërkesë zyrtare Edi Ramës si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit. I kam kërkuar Edi Ramës informacion për kullat, që kanë përmbytur Tiranën. I kam kërkuar saktësisht:
A e kanë paguar taksën e infrastrukturës këto kulla dhe mandatpagesat, që e provojnë këtë.
Cili është dokumentacioni se si janë miratuar këto leje?
Për sa kate janë dhënë lejet e këtyre objekteve? Sa është respektuar leja e dhënë?
Cilat janë shtesat pa leje?
Qytetarët janë zotër të Tiranës dhe ata do të kërkojnë llogari deri në një për çdo metër katror të qytetit të tyre” – shkruan Vasili në facebook.