Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Vangjush Dako rikthehet në Bashkinë e Durrësit pas dorëheqjes së Sakos

Nga 27-shi 0

Këshilli Bashkiak në Durrës ditën e sotme vendosi Zhylien Varfaj kryetar të Bashkisë së Durrësit. Emërimi i tij erdhi pas dorëheqjes së papritur të Kryebashkiakes së zgjedhur në 30 qershor, Valbona Sakos mëngjesin e sotëm.

Valbona Sako njoftoi ditën e sotme dorëheqjen për shkak të stresit që kishte përjetuar orët e fundit, si pasojë e deklaratave të saj në media.

Por siç shihet në foto, ABC News ka mësuar se, në ambientet e Bashkisë së Durrësit, sot ka qenë i pranishëm edhe ish-kreu i kësaj Bashkie, Vangjush Dako.

Nuk dihet se për cilën arsye Dako, ka qenë i pranishëm aty, pas emërimit të kryebashkiakut të ri.

/abcnews.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej