Uriah-u dhe Zeusi i katundit tonë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Uriah-u dhe Zeusi i katundit tonë

21:27 | 11/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

“Unë e njoh Erion Velinë”- fillonte spoti promovues i Kryeministrit Rama në fushatën e zgjedhjeve bashkiake të 2015-ës në Tiranë… Ai vazhdonte shumë pastaj por i kishte thënë të gjitha me këtë fjali të shkurtër.

“Unë e njoh Uriah Hip-in” – më tingëllonte në veshët e mi.

Read more

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Ka përdorur gjuhë fyese –

I kam të qarta të gjitha arsyet se pse Uriahu fitoi ndaj kandidaturave alternative për postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Nëse mendoni se fitoi për ndonjë arsye normale, si zelli për punë, idetë novatore a gjepura të tilla, kjo do të thotë se nuk e keni idenë se kë keni Kryeministër. Ai në fjalime vërtet thotë “Ti gjejmë punës njeriun dhe jo punën njeriut” por kjo vlen veç për fjalime. Ndërsa në realitet Kryeministri argëtohet shumë nga konkurenca mes sivëllezërve të sojit, në përpjekjet servile për vëmendjen e Tij. Mundësisht kandidaturat nuk i shpall deri një ditë përpara ditës limit. Le të shpërthejnë servilizmat, lëpirjet, fantazitë, miqësitë, thashethemet, gazetat, analistët. Zeusi i kundron nga lart, me nënqeshje e ndjesinë e Perëndisë që “vran e kthjell” mbi këtë katund dhe shikon sesi  katundarët bëjnë parashikimet e motit…

I la edhe atëherë kandidaturat të shpërthenin. I pari ishte Artan Lame, një bashkëpunëtor i vjetër i Zeusit të katundit tonë.

Lameziu që vdes për monumente të vjetra, pulla poste, togëza këmishash e rripash të kapterëve të Zogut e gjëra të tilla,  kishte 2 vjet që merrej me legalizimet. Domethënë, njeriut që për ideal të shpirtit ka mbrojtjen e monumenteve të kulturës, personit që kishte 4 vjet që bërtiste për ndërtimet kaotike, bathorizimin e Tiranës, rregullin urban i la hiç më pak se sa detyrën “Tu jepte tapinë këtyre të Bathores”. Kokulur, martiri Lame, filloi punën nëpër getot që shante dhe u çonte tapinë te shtëpia ndërtuesve të paligjshëm që kishin grabitur tokën e pronarëve. Lameziun që tallej me “Tokën e Xanun”, Zeusi e çoi në negociata me Nua Rrokun. Dhe Nua Rroku-thonë gojët e liga- nuk e la pa shpërblyer Lameziun me mirënjohje për begenisjen…

Pas dy vitesh mirëqenie me Ndoun (Nua Rrokun), Lameziu deklaroi:  “Më hanë duart për Tiranën”! U vetëshpall kandidat 6 muaj përpara. E mbani mend si e kundërshtoi Zeusi kandidaturën? Kur dikush e pyeti, ai u përgjigj “Pikërisht se i hanë duart ne nuk do t’a kandidojmë”! Publikisht, në televizor, i dha shuplakën… Pas një viti Lamja kaloi në infarkt dhe mezi shpëtoi. Zoti qoftë me të në të ardhmen e ishalla nuk e bëri me zemër ajo deklaratë e Zeusit…

Uriahu dukej në rrugë të mbarë. Lamja iku, rruga po shtrohej. Zeusi nuk jepte shenja por Atij i pëlqen gjendja e pezullt ndaj kjo nuk është ndonjë shenjë e keqe .

Pastaj doli ai spoti “”Unë e njoh Uriahun”…

Pikërisht se e njihte servilizmin ekstrem, lëpirjen, nënshtrimin, imitimin deri në detaje të shefit e vendosi Uriahun. Por vetëm këto nuk mjaftonin. Zeusi ia njihte edhe aftësinë për intriga, helm, poshtërsi. Ai e dinte po kaq mirë se të gjitha këto intriga do të zhvilloheshin paralelisht me servilosjen e nënshtrimin dhe do t’i drejtoheshin vetëm atij, Zeusit të katundit tonë! Kjo gjë i pëlqente pa masë dhe kjo ishte arsyeja pse e kandidoi…

Uriahu pa t’i rritej ndikimi në katund. Ndonjë iluzion që ia ushqenin katundarët tanë se “tanimë ka ardhur koha jote” i pëlqente… Jargë i dilnin nga goja, dopamina i rritej në tru… Por priste, ai kurrë nuk mund të ishte i sigurtë.  Si Beria agoninë e Stalinit. Ditën përpiqej të imitonte deri edhe nënshkrimin, lëre pastaj fjalorin dhe gjestikulacionin. Ndonjëherë fantazia e orëve të mëngjesit pa gjumë e çonte shumë larg, në një kohë pa Zeusin e katundit tonë… Por në moment trembej se mos sinjale të veprimtarisë subversive të  trurit të tij mbërrinin deri në Surrel dhe kapeshin nga antenat e Zeusit. I largonte ato mendime dhe e gjente veten fajtor pse mendja e tij nuk i bindet Zeusit si gjithë pjesa e qenies tjetër servile.

Dhe vërtetë, dukej që ndonjë sinjal i tillë kishte mbërritur në Surrel…Natën e Vitit të Ri, Zeusi i katundit tonë doli në televizor e tha: “Ka një komplot dhe koka e tij është Uriah Hipi. Ai një ditë do të varet në një nga ato pemët që mbjell vetë në televizor”!

Duheshin edhe 5-6 orë të fillonte festa e Vitit të Ri. Uriahu u tmerrua, Zeusi ia kishte lexuar ëndrrën. Ohhh, çfarë drame! E kishte me veten dhe mendjen që nuk i bindej e shkonte sa andej këndej! Ai Vit i Ri u kthye në një mynxyrë. Përpiqej ta detyronte trurin të mendonte vetëm gjëra të mira për Zeusin me shpresën se do t’i kapte Zeusi….U zotua se nuk do mendonte më ashtu!

Mendonte si e si të gjente një mekanizëm që i tregon momentin se kur duhet të fillojë të mendojë kundër Zeusit dhe ai të mos e pikasë. Iu kthye në një makth të madh. Dikur e gjeti një zgjidhje, duhet të gjej rezonimin me mendjen e Zeusit. Mendja e Uriahu-t do të ishte e zënë vetëm me përpjekjen për të thënë ato që mendon ai se po mendon Zeusi, të thotë ato gjëra për të cilat është i sigurtë se i pëlqejnë Zeusit, të rrisë nivelin e servilizmit dhe nënshtrimit në një stad të paparë deri tani.

Me shpresën se duke menduar kaq gjatë për gjëra të mira truri i tij do të zihej dhe nuk do të kishte kohë të shkonte në hone të rrezikshme për qenien e tij. Po sikur mendja të kishte ndonjë çast të lirë?!

Në një emison televiziv kuptoi që meditimi është gjendje pamendimi. Kjo ishte gjeniale! Fytyra iu ndriçua menjëherë! Duhej fillua një kurs meditimi. Sa herë mendja mund të fluturonte pa dëshirën e tij, në zona të rrezikshme, ky mund ta zaptonte me meditimin. Kjo ishte gjetje e mrekullueshme!

Një ditë, një mik i Zeusit i tregoi atë barcaletën e akrepit që pickoi bretkosën ndërkohë që kjo po e shpëtonte. Për forcë zakoni…Uriahu u tmerrua. Se mos e ka me atë, me qitje të largët…

Pastaj u kthjellua. “Unë jam kërmill, jo akrep”-mendoi dhe u qetësua.

/Gazeta Express/

Etiketa: edi ramaerion veliajErmal Mulosmanikryeministerkryetar i Bashkise Tirane

Të Lidhura

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

nga 27
15:27 | 03/04/2026
0

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

nga 27
14:43 | 03/04/2026
0

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

nga 27
14:00 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

nga 27
13:46 | 03/04/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisioneNë...

Para
Çfarë të gatuani gjatë katër ditëve të festës së Kurban Bajramit

Çfarë të gatuani gjatë katër ditëve të festës së Kurban Bajramit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

15:27 | 03/04/2026
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:43 | 03/04/2026
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

14:00 | 03/04/2026
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

13:46 | 03/04/2026
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

13:36 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
  • Ka përdorur gjuhë fyese –
  • Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com