Unë, egjiptiani në Babrru dhe kinezia që s’e di nga i bie Shqipëria – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unë, egjiptiani në Babrru dhe kinezia që s’e di nga i bie Shqipëria

09:56 | 11/07/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Alma Nikolli
Fatorino si i zënë ngushtë, a thua se kishte bërë mëkatin më të madh se nuk po mund të ndhmonte dot disa njerëz në nevojë, na u drejtua ne: “Më falni, a mos dini anglisht?”. Qëlluam ngjitur me djemtë jo shqiptarë dhe ishim të rinj në moshë, duhet të dinim. “Po”, i tha kushëriri im.
“Aman, a i ndihmoni dot këta djem se duan të shkojnë te kampi në Babrru”.
“Po, patjetër”.
Djemtë dinin pak anglisht, por edhe Tiranën s’e njihnin, ishte e vështirë t’ua tregoje rrugën. Fatorino ndërhyri sërish, “Më falni ë, se ju ngatërrova edhe ju”. Ai “i shkreti” boll që e kishte kuptuar se “Badru-ja” që përmendin djemtë “Ishte Babrru-ja”.
Sigurisht që nuk na ngatërroi aspak. Vendosëm t’i shoqëronim vetë deri te autobusi, edhe ne duke pyetur, se stacionet në Tiranën kantier ku i zë mbrëmja, s’i zë mëngjesi.
“Jam nga Egjipti”, na tha njëri, duke menduar se nuk e dinim nga i bie e përforcoi, “Mohamed Salah”. I përmendëm Piramidat e Egjiptit dhe na foli pak për “Sharm El Sheikh”.
Pasi arritëm në stacion, egjiptiani që kishte vetëm tre ditë në Tiranë na dha dorën duke na falenderuar e quajtur “shokë”.
“Se mos na i humb”, i them fatorinos së “Babrrusë”, e ai më përgjigjet, “Pa merak, se çoj nga 15 në ditë”.
Pra, vendi ynë është shpresë për egjiptianë e sirianë. Babrru-ja aq shumë e bërë “meme” nga çunat e gocat e “Pazarit të Ri”, “Tiranës së Re” e “Bllokut” është vendi ku lind një diell europian për disa të rinj me shpresa e dëshira që arratisen nga vendi i tyre, ashtu si jo pak shqiptarë kanë vepruar e vijojnë ta bëjnë.
Duke u kthyer për në destinacionin e devijuar pak, pasi takuam egjiptianët, po mendoja me zë. Po ne si t’i prezantojmë Shqipërinë dikujt që s’e njeh? “Me Elseid Hysaj-n”, ia priti rrufeshëm kushëriri.
M’u kujtua një bisedë e shkurtër që pata me një kineze në Spanjë. Ajo jetonte në Francë, por nuk e dinte fare nga i bie Shqipëria. I them që jemi Europë, afër Italisë dhe Greqisë, po më e rëndësishmja është që kemi vajza shumë të bukura, duke iu referuar vetes (:P ) . “Po më tha, shumë e vërtetë, shumë të bukura”, ma miratoi që të shfajësohej për mungesën e saj të njohurive në Gjeografi.
Nëse takoj një tjetër kineze si t’ia prezantoj Shqipërinë? Si ta bëj që ta njohë? T’i them që është vendi ku ata që dënohen në Itali për vjedhje janë gjyqtarë në Shqipëri, t’i them që është vendi, kur Gjirokastra e gurtë po rrënohet? Apo t’i them që është vendi i x-eve? I të panjohurve në vendin e tyre? I ikësve?
Etiketa: Alma NikolliautobusbabrruEgjiptfatorinogjeografikinezMohamed SalahPiramidastacionTirane

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
George Clooney pëson aksident me motorr në Itali (Film)

George Clooney pëson aksident me motorr në Itali (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com