Në dy ditët e fundit emri i tij është lakuar më shumë se për të gjithë kohën që ai ka qenë në postin e kryetarit të Bashkisë.
Në një video që pritet të publikohet sot nga ana e gazetarit Artan Hoxha, nga e cila janë shkëputur disa foto, Lefter Alla, numri 1 i Bulqizës shihet duke konsumuar lëndë narkotike në ambientet e një lokali.
I kontaktuar nga mediat gjatë ditës së sotme, Alla pretendon se videoja nuk është e tij, dhe gjithçka është një montazh i sajuar.
“Nuk jam unë personi në foto apo video, gjithçka është e montuar”, është shprehur Alla.
Më poshtë mund të ndiqni edhe sekuencat ku pretendohet se kryebashkiaku pi kokainë.
Ja sekuencat ku pretendohet se kryebashkiaku thith kokainë (pamjet)