U dhunua nga policët, reagon adoleshenti: Më goditën edhe rrugës për në komisariat (foto) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U dhunua nga policët, reagon adoleshenti: Më goditën edhe rrugës për në komisariat (foto)

17:28 | 16/05/2020
në Kryesore
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16.50 tek Parku i Liqenit Artificial në Tiranë.

Një video e shpërndarë në mediat sociale, që është filmuar nga qytetarë të rastit, tregon një grup policësh, të cilët mbajnë poshtë vetes një adoleshent, ndërsa njëri prej tyre duket ndërsa e godet disa herë me shpulla. Adoleshenti i shtrirë në tokë dëgjohet ndërsa thërret dhe mundohet të lirohet.

Abc News mëson se djali është 15-vjeçari me iniciale S.Ç.

Read more

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

Duke folur për Abc News, nëna e tij është shprehur se adoleshenti e ka respektuar karantinën deri më tani, ndërsa shtoi se ditën e sotme i kishte kërkuar që të dilte me shokët nga Liqeni. Zonja thekson se i biri ka qenë vigjilent gjatë gjithë kohës së karantinës dhe ka ndenjur gjithë kohës me të në shtëpi dhe se sot doli vetëm për të bërë xhiro me shokët.

Nëna e djalit tregon:

“Djali nuk është fare mirë realisht. Kaloi një traumë të pashpjegueshme. Është 15 vjeç. Ta imagjinosh që ka qenë vigjilent gjatë gjithë kohës së karantinës, ka qenë në shtëpi me mua. Karantinën e kemi ruajtur, e kemi respektuar. Duke parë këtë javë…sot më kërkoi leje që të shkonte nga liqeni, i thashë mirë mami shko, mos u vono. Doli vetëm për të bërë xhiro me biçikletë”.

Më tej zonja tregon se pasi djali u vonua, ajo e mori në telefon dhe e pyeti se ku ishte, ndërsa ai i tregoi që ndodhej në polici pasi “më kapën këta me biçikletë.”

Ndërsa, vetë 15-vjeçari rrëfeu për Abc News se ishte me dy shokë të tjerë dhe po shkonin në shtëpi kur policët u kishin thënë që ktheheshin nga pas.

Por, sipas të riut, pasi ata u thanë që nuk dinin rrugën, policët thirrën patrullën dhe aty filloi gjendja të përshkallëzohej.

Djali tregon:

“Po kaloja me dy shokë të tjerë po shkonim në shtëpi, na bërën që të kthehemi nga pas, unë u thashë që nuk e dimë rrugën. I  thashë që nuk e di rrugën, a mund të kaloj këtej u thashë. Pastaj thirrën një patrullë policie, u mblodhën 5 policë dhe po më mbanin nga biçikleta se kishin frikë se mos ikja”.

Më pas ai thotë se i thanë që të zbriste nga biçikleta, por ai refuzoi, sepse kishte frikë, pasi biçikleta nuk ishte e tija dhe aty filluan që t’i gjuanin me shpulla.

“Më thanë zbrit, unë nuk zbrita. Pasi nuk zbrita erdhi një polic më kapi nga krahu, më gjuajti në shpullë… më kërkuan kartën e identitet, po u thashë që nuk kam se nuk e kam mbushur moshën”.

Po ashtu, 15-vjeçari tregon se policët e gjuajtën edhe rrugës për në komisariat, ndërsa ndodhej i prangosur bashkë me shokun e tij në makinë pasi “po fliste shumë sepse ishte i nevrikosur”.

Ai thotë se në polici e mbajnë 45 minuta dhe më pas e liruan pasi i erdhën prindërit.

Ndërkohë, burime për Abc News thonë se për tre nga efektivët në video ka nisur hetimi disiplinor, ndërsa efektivi që shihet duke e gjuajtur të riun me shpulla do të shkarkohet.

Ngjarje skandaloze te Liqeni/ Policët dhunojnë adoleshentin, kishte thyer orarin e liridaljes (film)

Etiketa: abcnews.aladoleshentidhunëParku i Liqenit Artificialpolica\]Tirane

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

nga 27
08:22 | 16/05/2026
0

Ditën e sotme, më 16 maj 2026 dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me...

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

nga 27
08:00 | 16/05/2026
0

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European...

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

nga 27
07:48 | 16/05/2026
0

Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë organizoi simpoziumin me temë “Së Bashku për Familjen: Dialog Ndërfetar dhe Institucional”, në kuadër të Ditës...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

nga 27
07:36 | 16/05/2026
0

DashiImpulsiviteti juaj vazhdon të jetë pika më e ndjeshme dhe shpesh ju shtyn të reagoni menjëherë pa menduar gjatë. Edhe...

Para
Kandidati i PS-së në Kolonjë mjeku Ilia Stefo/ Majko: Zgjedhja e duhur

Prishja e Teatrit Kombëtar/ Pandeli Majko: Qëndrimi im nuk ka ndryshuar, është më i “vjetër” se sa...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:22 | 16/05/2026
Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026
Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

07:48 | 16/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

07:36 | 16/05/2026
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

07:32 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –
  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com