Turqia dhe Greqia “luftë” me zjarret, mijëra të evakuuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqia dhe Greqia “luftë” me zjarret, mijëra të evakuuar

09:44 | 07/08/2021
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Zjarret e pakontrolluara kanë shpërthyer në Greqi dhe Turqi, duke detyruar mijëra persona të evakuohen. Një zjarrfikës ka humbur jetën në periferi të Athinës në një zjarr të madh pyjor që kërcënoi parkun më të rëndësishëm kombëtar të kryeqytetit grek.

Tetë persona kanë humbur jetën në Turqi, në zjarret që përfshinë zonat e bregdetit jugor gjatë 10 ditëve të fundit. Në Greqi, shefi i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias tha se zjarrfikësit u përballën me “kushte jashtëzakonisht të rrezikshme”, ndërsa luftuan me 154 vatra zjarri të premten, me 64 që ende janë vatra aktive.

“Gjatë ditëve të fundit ne jemi përballur me një situatë të paprecedent në vendin tonë, në intensitetin dhe shpërndarjen e gjerë të përhapjes së zjarreve dhe shpërthimet e reja në të gjithë Greqinë,” tha ai në një deklaratë ditën e djeshme.

Read more

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima –

Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë –

Si në filma/ Policët maskohen si kërcimtare për të kapur një trafikant droge –

Mijëra persona janë evakuuar nga fshatrat dhe ishullin e Evia, si dhe vendbanime të largëta në periferi të Athinës. Zhvendosja e erërave bëri që flakët jashtë Athinës dhe Evias të ndryshonin drejtimin duke kërcënuar zonat që i kishin shpëtuar shkatërrimit të flakëve në fillim të kësaj jave, raporton abcnews.al

Një zjarrfikës 38-vjeçar humbi jetën në një zonë në veri të Athinës të prekur nga zjarri. Autoritetet po hetojnë ende shkaqet e zjarrit, Hardalias tha se tre persona u arrestuan të premten – në zonën më të madhe të Athinës, Greqinë qendrore dhe jugore – nën dyshimin për ndezjen e flakëve, në dy raste me qëllim.

Në fshatin Limni në Evia, më shumë se 1.000 banorë u evakuuan. Roja bregdetare evakuoi gati 700 banorë dhe pushues nga pjesë të tjera të ishullit, duke përdorur anije patrullimi, anije peshkimi dhe anije të tjera private.

Një anije e rojës bregdetare shpëtoi gjithashtu 10 persona të tjerë të bllokuar në një plazh nga një zjarr tjetër pranë qytetit Gythio në rajonin jugor të Peloponezit. Zyrtarët grekë dhe europianë kanë fajësuar ndryshimet klimatike për zjarret e shumta në Europën jugore, nga Italia jugore në Ballkan, Greqi dhe Turqi.

Në Itali, zjarrfikësit që luftonin me një zjarr në provincën e Reggio Calabria gjetën trupat e një burri dhe një gruaje në një ullishte. Agjencia e lajmeve LaPresse tha se ata vdiqën nga asfiksimi.

Zjarre masivë janë përhapur në të gjithë Siberinë në veri të Rusisë për javë të tëra, ndërsa moti i nxehtë ka shkaktuar gjithashtu zjarre shkatërruese në Kaliforni. Greqia ka regjistruar temperaturat më të larta në tre dekada, me temperatura 45 gradë Celsius, raporton abcnews.al

Më shumë se 1.000 zjarrfikës dhe gati 20 avionë tani po luftojnë me zjarret e mëdha në të gjithë Greqinë, ndërsa Franca, Zvicra, Rumania, Qipro, Kroacia, Izraeli dhe Suedia kanë dërguar zjarrfikës, aeroplanë, helikopterë dhe automjete për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Në Turqi, autoritetet evakuuan të premten banorët në gjashtë lagje pranë Mugla, Milas. Gjatë ditës gjithashtu u evakuuan edhe banorët e dy lagjeve të tjera si masë paraprake, pasi një zjarr tjetër u përhap nga rajoni i Yatagan, në Mugla, në skaj të provincës fqinje të Ajdinit, më në veri.

Të paktën 36,000 njerëz u evakuuan në provincën Mugla, thanë zyrtarët. Përhapja e zjarreve pranë vendpushimit turistik të Marmaris, gjithashtu në Mugla, u vu në kontroll të enjten, ndërsa të premten pasdite u vunë në kontroll dy zjarret kryesore në provincën fqinje Antalia.

Në Greqi, zjarret e përhapura në Athinë bllokuan trafikun në autostradën kryesore që lidh kryeqytetin në veri të vendit dhe dëmtoi instalimet e energjisë elektrike. Kompania e shpërndarjes së energjisë njoftoi ndërprerje të vazhdueshme në rajonin më të gjerë të kryeqytetit për të mbrojtur rrjetin elektrik.

Në rajonin jugor të Peloponezit, janë evakuuar të gjithë banorët e fshatrave. Zjarret gjithashtu pezulluan fushatën e vaksinimit kundër COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi pezullimin e vaksinimeve në zonat e prekura nga zjarri.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha në një fjalim televiziv të enjten se zjarret paraqesin “realitetin e ndryshimit të klimës”.

Në vitin 2018, më shumë se 100 persona humbën jetën pas shpërthimit të një zjarri në lindje të Athinës.

Etiketa: flaket perfshijne vendinGreqiTurqizjarr

Të Lidhura

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

nga 27
16:46 | 26/05/2026
0

Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me...

Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima –

Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima –

nga 27
15:30 | 26/05/2026
0

Një autobus shkolle është përplasur me një tren pasagjerësh në një kalim hekurudhor në Belgjikë mëngjesin e sotëm, ku disa...

Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë –

Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë –

nga 27
15:10 | 26/05/2026
0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi dje, 25 maj, një vizitë zyrtare në Vatikan. Kreu i Shtetit u...

Si në filma/ Policët maskohen si kërcimtare për të kapur një trafikant droge –

Si në filma/ Policët maskohen si kërcimtare për të kapur një trafikant droge –

nga 27
14:48 | 26/05/2026
0

Një grup policësh, kryesisht meshkuj, është bërë viral në Tajlandë pasi u maskuan si kërcimtare për të arrestuar një trafikant...

Para
Tre persona në pranga për zjarrvënie në qarkun e Vlorës

DW: Flakë në Veri e në Jug të Shqipërisë, ende vatra zjarri agresive

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

16:46 | 26/05/2026
Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima –

Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima –

15:30 | 26/05/2026
Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë –

Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë –

15:10 | 26/05/2026
Si në filma/ Policët maskohen si kërcimtare për të kapur një trafikant droge –

Si në filma/ Policët maskohen si kërcimtare për të kapur një trafikant droge –

14:48 | 26/05/2026
Tensione mes Greqisë dhe Turqisë, dy avionë ushtarakë turk futen në hapësirën ajrore të Athinës –

Tensione mes Greqisë dhe Turqisë, dy avionë ushtarakë turk futen në hapësirën ajrore të Athinës –

14:26 | 26/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton
  • Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima –
  • Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë –
  • Si në filma/ Policët maskohen si kërcimtare për të kapur një trafikant droge –
  • Tensione mes Greqisë dhe Turqisë, dy avionë ushtarakë turk futen në hapësirën ajrore të Athinës –
  • Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, trajneri i ri i Manchester Cityt nënshkruan kontratën 3-vjeçare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton
  • Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com