DW: Flakë në Veri e në Jug të Shqipërisë, ende vatra zjarri agresive – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Flakë në Veri e në Jug të Shqipërisë, ende vatra zjarri agresive

09:50 | 07/08/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Në ditën e 12 të shpërthimit të zjarreve në Gadishullin e Karaburunit (Vlorë), në Gjirokaster dhe Malin e Rrunës (Kukës) ka ende vatra zjarri me intensitet të lartë. Ministria e Mbrojtjes theksoi të premten në mbrëmje, (06.08) në deklaratën përmbyllëse të situatës së zjarreve se “janë shuar 163 vatra zjarri nga Forcat e Armatosura, zjarrfikësit dhe emergjencat civile por mbeten ende 10 vatra aktive, ku dy prej tyre, njëra në Gadishullin e Karaburunit dhe tjetra në majën e Malit të Rrunës janë vatra agresive, ku po punohet me forca të kombinuara nga toka dhe ajri.”

“Ka një vatër jashtëzakonisht të rrezikshme edhe në Gjirokastër për të cilën bëj thirrje që policia të evakuojë banorët. Ka probleme serioze edhe në Kukës,” deklaroi mbrëmë Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Read more

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima –

Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë –

Si në filma/ Policët maskohen si kërcimtare për të kapur një trafikant droge –

Helikopterët nga BE fillojnë fluturimet

Tre helikopterë të fuqishëm zjarrfikës, ndihmë për Shqipërinë në shuarjen e zjarreve, të vëna në dispozicion prej aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, (BE), mbërritën të premten në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, në Rinas dhe të shtunën, (07.08) fillojnë fluturimet për të shuar 10 vatrat aktive të përqëndruara në Veri dhe në Jug të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, theksoi se me kontributin e tyre ka shpresa që sot të shuhen vatrat e rrezikshme të zjarrit në Gadishullin e Karaburunit,” që kërcënojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, një prej mushkërive më të rëndësishme të Shqipërisë”, vuri ai në dukje.

Solidaritet i BE me Shqipërinë

Ambasadori i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, e vlerësoi mbërritjen në Shqipëri të helikopterëve zjarrfikës nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE, tregues “i solidaritetit të BE ndaj popullit shqiptar”.

Tre helikopterët, dy nga Hollanda dhe një nga Çekia, do t’i bashkohen sot flotës vendase për shuarjen e zjarreve në 10 vatrat e mbetura. Në mbështetjen e BE, krahas helikopterëve do të jenë edhe 50 efektivë ushtarakë, “të specializuar në fushën e emergjencave civile, që do t’i bashkohen efektivave vendase,” theksohet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes./DW

Etiketa: helikopterZjarr ne veri dhe ne juge te vendit

Të Lidhura

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

nga 27
16:46 | 26/05/2026
0

Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me...

Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima –

Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima –

nga 27
15:30 | 26/05/2026
0

Një autobus shkolle është përplasur me një tren pasagjerësh në një kalim hekurudhor në Belgjikë mëngjesin e sotëm, ku disa...

Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë –

Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë –

nga 27
15:10 | 26/05/2026
0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi dje, 25 maj, një vizitë zyrtare në Vatikan. Kreu i Shtetit u...

Si në filma/ Policët maskohen si kërcimtare për të kapur një trafikant droge –

Si në filma/ Policët maskohen si kërcimtare për të kapur një trafikant droge –

nga 27
14:48 | 26/05/2026
0

Një grup policësh, kryesisht meshkuj, është bërë viral në Tajlandë pasi u maskuan si kërcimtare për të arrestuar një trafikant...

Para
Zjarr i madh në Orikum/ Era përhap flakët, digjen sipërfaqje me shkurre

Beteja me zjarret, ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Nisin punën helikopterët holandezë e çekë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

16:46 | 26/05/2026
Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima –

Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima –

15:30 | 26/05/2026
Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë –

Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë –

15:10 | 26/05/2026
Si në filma/ Policët maskohen si kërcimtare për të kapur një trafikant droge –

Si në filma/ Policët maskohen si kërcimtare për të kapur një trafikant droge –

14:48 | 26/05/2026
Tensione mes Greqisë dhe Turqisë, dy avionë ushtarakë turk futen në hapësirën ajrore të Athinës –

Tensione mes Greqisë dhe Turqisë, dy avionë ushtarakë turk futen në hapësirën ajrore të Athinës –

14:26 | 26/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton
  • Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima –
  • Takimi në Vatikan, presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë –
  • Si në filma/ Policët maskohen si kërcimtare për të kapur një trafikant droge –
  • Tensione mes Greqisë dhe Turqisë, dy avionë ushtarakë turk futen në hapësirën ajrore të Athinës –
  • Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, trajneri i ri i Manchester Cityt nënshkruan kontratën 3-vjeçare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton
  • Autobuzi i shkollës përplaset me trenin e pasagjerëve në Belgjikë, ka disa viktima –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com