Prej situatës aktuale që po kalon i gjithë globi ynë, 20.5 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës gjatë muajit prill.
Presidenti i tyre, Donald Trump në një deklaratë të dhënë ka bërë një premtim të madh se para zgjedhjeve presidenciale të këtij viti të gjithë amerikanët që kanë humbur punën do të rikthehen pasi SHBA-në e pret një vit shumë i mirë, madje më i miri që mund të ketë qënë ndonjëherë.
Në total janë 33 milionë amerikanë që kanë humbur vendet e punës që nga fillimi i pandemisë. Po ashtu një papunësi e tillë nuk ishte regjistruar prej “Depresionit të Madh” të fillimit të viteve ’30.
SHBA dhe Irani afër nënshkrimit të një memorandumi për t’i dhënë fund luftës –
Shtetet e Bashkuara dhe Irani po i afrohen një marrëveshjeje mbi një memorandum një-faqësh për t’i dhënë fund luftës në...









