Një çift bashkëshortësh nga Tropoja i janë bashkuar numrit total të të prekurve me koronavirus, i cili ka shkuar sot në 174. Ndërkohë numërohen 6 viktima.
Dyshohet se çifti nga qyteti i Bajram Currit mund të kenë pasur kontakte me persona nga Italia e veriut.
Ndërkohë janë publikuar edhe foto nga momenti kur ambulanca merr të infektuarit dhe i transporton drejt Tiranës.