Tre sekondat e fundit përpara sesa të ndërronte jetë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tre sekondat e fundit përpara sesa të ndërronte jetë!

16:00 | 28/09/2017
në Uncategorized
0

Nga Artan Fuga

Njeriut i kujtohen ngjarje. Do apo nuk do! Kam parë njerëz që kur nuk u kujtohet diçka nisin të kenë frikë se mos i ka kapur Halzaimeri! Mos kenë frikë, kur të kap Halzaimeri, i cili nuk kursen as të varfërit, por sidomos as zengjinët që hanë shumë mish të kuq, nuk e kupton. Është i drejtë Halzaimeri! Rivendos drejtësinë mbi Tokë!

Unë nuk kam frikëra të tilla sepse e di që nga librat e Henri Bergsonit, zengjinët ndofta nuk i lexojnë dot, që njeriu është bir i harresës, jo i kujtesës. Gjendja jonë normale është harresa, kurse kujtesa është kaq e ngushtë…Ne kujtohemi për të kaluarën, vetëm kur ndonjë ngjarje e aktualitetit na e nxjerr kujtesën nga mijra dollape me kyç të shpirtit tonë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

U kujtova!

Aty nga viti 97, pra nja njëzet vjet më parë, bashkë me dy kolegë të tjerë, dhe miq të mirë, sociologë të paepur, shkojmë në bregun e Ujit Ftohtë në Vlorë, për të intervistuar njerëzit sekondat para sesa ata të hypnin në gomone për të marrë detin e emigrimit.

Nuk po tregoj mizën e lisit që bënte atje turma e kandidatëve për Europën e Bashkuar, natën, duke pritur gomonet. Ideja jonë ishte një çmenduri: Cfarë mendon një kandidat për emigrim çastin kur heq këmbën nga toka dhe hypën mbi gomone?

Njerëzit në hall, e ne kishim hall të njihnim të vërtetën.

Do i tregoj ndonjëherë tjetër se çfarë kam parë atje dhe si më ka ndihmuar të njoh njeriun, varfanjakun me fat dhe zengjinin prej gjasme.

Sa afroheshin xhipat a veturat e Shikut dhe të policisë xhadeja boshatisej dhe njerëzit hynin në gjysëm errësirën e çarë me flakë qirinjsh në lokalet e pista dhe shkatarraqe anash saj.

Aty ne bënim intervistat mes syve dyshues. Mos ishim të policisë? Cfarë dreqim bënim aty përndryshe?

Më kujtohet një djalë nga zonat malore të vendit. Iu afrova dhe i shpjegova përse isha aty. Me pa me dyshim, me sy të zgjuar.

“Unë sot ndërroj jetë“, më tha.

Shprehja më e bukur, më lapidare, më monumentale, që dikush më ka thënë, që kam dëgjuar ndonjëherë.

Unë sot ndërroj jetë!

O ndryshoj jetën duke ikur nga kjo jetë e padurueshme këtu e vete në Itali, o ndërroj jetë dhe mbytem mes detit dhe përsëri shpëtoj.

“E sata herë është që emigron?”

“E treta ! E vërteta. Dy herë të tjera më kanë, kthyer!”

“Hajde me këmbë të mbarë!”

“Po ti” – më pyet – “me çfarë pune merresh?”

Nuk i përgjigjem. I them intervistën e bëj unë me ty dhe jo ti me mua!

Po të pyes përse vendos jetën në rrezik dhe emigron në mes të natës me gomone, natë dimri, me erë, deti me dallgë.

Përse emigron dhe nuk e ndërton jetën këtu!

Më shihte me sy tallës, pak kërcënues, dhe dyshues.

“Më thuaj” – më tha – “çfarë pune bën? Pa më thënë këtë nuk përgjigjem.”

“Jam pedagog në Universitetin publik”- i thashë!

“Pedagog hë! Ja pse emigroj, ju i vini notat kot me mik!”

“Cfarë thua?” – ja preva. “Cfarë pune ke me ne? Ti më the qëparë se as shkollën tetëvjeçare nuk ke mbaruar! Ku Universiteti, ku ti?”

Ai u egërsua pak : “A deshe përgjigjen? Ja ku e ke. Jam bërë të iki e marr detet pikërisht sepse ti dhe shokët e t’u i vini notat kot më kot!”

Iku!

Nuk di se çfarë u bë, por e sigurt atë natë ai ndërroji jetë! O e kanë ngrënë peshqit, ose është zotni burrë diku në Firence, ta zemë. 0se në Venecia !

Iku dhe më la ashtu atë natë me shi dhe erë, buzë ujit, në një plazh nate, të errët, pa drita, me ndonjë neon të verdhë që hera herës fikej, pastaj ndizej përsëri, si shpresat e atyre që iknin.

Bënte ftohtë!

Cfarë idioti që jam – thashë me vete. Ku dua të mësoj të vërtetën!

E kuptova djaloshin. Ai nuk e dinte mirë më arsyen se përse ikte. Ai ishte keq. E ndjente me intuitë. Por, kur i kërkonin të gjente një arsye të arsyeshme, ai dikujt donte t’ja hidhte fajin, dikë donte të bënte përgjegjës.

Dhe më gjeti mua, gjeti notat, gjeti Universitetin publik!

Me gjashtë klasë shkollë i shkreti, atë çast që vinte jetën e tij në lojë, te dikush do ta projektonte dramën e vet ekzistenciale, fundin e pashpresë që kishte gjetur, pamundësinë për të bërë shkollë, jetën e zezë personale, refuzimin që i kishte bërë shoqëria, ndjenjën e dështimit që e kishte pushtuar, depresionin, frikën nga deti i zi, frikën nga Firencja, nga Venecia. I duhej një arsye, një fajtor.

Po iki – tha – se nuk duroj dot më që ju t’i vini notat kot e më kot!

Atij i duhej një arssye dhe ai e gjeti atë! Kaq mjaftonte për t’u zhytur mes turmës në gomone e ikur. Për të bërë hapin e fundit!

Sot qesh. Aq më shumë që thirrja që më bën aktualiteti, më kujton se edhe për pak kohë së paku nuk kam Halzaimer.

Etiketa: Artan FugadjaleGomoneHalzaimeruniversiteti publik

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Anceloti dështoi ndaj PSG, “bojkoton” pyetjet e gazetarëve

Anceloti dështoi ndaj PSG, “bojkoton” pyetjet e gazetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com