Arkitekti Besnik Aliaj sjell pëmes fotografive transformimin e sheshit “Skënderbej” prej kohës së komunizimit e deri sot. Atje ku janë përplasur shpesh jo vetëm kryebashkiakë e ish-kryebashkiakë por kryeministra e ish-kryeministra.
Së fundmi është publikuar projekti i ri i këtij sheshi, nga kryeministri Rama dhe kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj. Parashikohet një transforimim i plotë i sheshit, krejt ndryshe nga sa e la ish-kryebashkiaku Lulzim Basha. Ky i fundit e cilësoi si projekt betonizimi atë të kryebashkiakut për sheshin ”Skënderbej”. Ndërsa Rama kritikoi projektin e realizuar nga Basha kur ishte në krye të bashkisë, ku theksoi ndër të tjera se e kishte lënë Skënderbeun të vetmuar si një polic trafiku.