Traktati Shqipëri-Greqi i vitit 1996, ja si u tradhtuan çamët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Traktati Shqipëri-Greqi i vitit 1996, ja si u tradhtuan çamët

09:37 | 04/02/2018
në Uncategorized
0

Në kulmin e polemikave dhe mjegullnajës rreth bisedimeve Bushati-Kotzias për çështjen e kufirit detar, zbardhet për herë të parë Traktati i Miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, i firmosur më 21 Mars 1996, por i mbajtur i fshehtë nga autoritetet shqiptare prej 22 vitesh. Traktati ka hyrë në fuqi në fuqi në 5 shkurt të vitit 1998, ndërsa është firmosur nga ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Alfred Serreqi, në kohën kur President ishte Sali Berisha.

Nga pala greke është firmosur nga ish-ministri i Jashtëm, Theodoros Pangalos. Në Traktatin e Miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, i firmosur gjatë pushtetit të parë të Partisë Demokratike, nuk figuron askund çështja e ligjit të luftës, i cili mban të ‘ngrirë’ Çështjen Çame. Në Traktat nuk përmend askund as Çështja Çame dhe problemet e tjera të mprehta. Por teksa palët kanë harruar ligjin e luftës dhe çamët, ata kanë harruar që të theksojnë që në krye të Traktatit, respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Gëzimi i pronave  
Në dokument ka vetëm një paragraf, i cili jo vetëm nuk e zgjidh, por i vë kapak Çështjes Çame, e cila në fakt nuk përmendet, por nënkuptohet. Neni 15 i Traktatit parashikon që shtetasit e njërës palë, do t’i gëzojnë pronat në territorin e palës tjetër, por brenda kuadrit ligjor të saj. “Secila nga palët kontraktuese do të përballojë mundësinë e heqjes, brenda kuadrit të saj ligjor, të pengesave që vështirësojnë gëzimin e pasurive që kanë shtetasit e njërës palë në territorin e palës tjetër”, thuhet në nenin 15 të Traktatit të Miqësisë. Pra, neni 15, paradoksalisht thotë që çamët mund të kërkojnë në rrugë juridike kthimin e pronave të konfiskuara në Greqi pas Luftës së Dytë Botërore, por duke respektuar ligjin e luftës së Greqisë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Mosmarrëveshjet 
Palët kanë rënë dakord që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në formë paqësore dhe sipas të Drejtës Ndërkombëtare. “Veprimet e tyre synojnë përdorimin mjeteve paqësore që parashikon e Drejta Ndërkombëtare, Karta e Kombeve të Bashkuara dhe tekstet e përbashkëta të OSBE, si dhe të mekanizmave përkatëse të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të mundshme. Në kuadrin evropian, ato janë të vendosura në mënyrë të patundur të vazhdojnë të japin ndihmesën e tyre për funksionimin rezultativ të organeve dhe metodave, të pranuara nga të gjithë, për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe parandalimin e përplasjeve”, thuhet në nenin 3 të Traktatit. Në dokument thuhet gjithashtu se Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Të dyja palët mbështesin thellimin e marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë. Republika e Greqisë do të mbështesë integrimin e Shqipërisë në të gjitha strukturat politike, ekonomike dhe ushtarake të Evropës”, parashikon Traktati.

Minoriteti  
Respektimi i lirive themelore dhe të drejtave minoritare theksohet që në nenin 1 të Traktatit të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Ato deklarojnë respektimin nga ana e tyre të parimeve të sovranitetit dhe të dinjitetit, si të respektimit të lirive themelore dhe të drejtave njerëzore dhe minoritare”, thuhet në dokument. Traktati parashikon gjithashtu që të dy vendet shpallin përkushtimin e tyre ndaj parimit të paprekshmërisë së kufijve ekzistues, të njohur ndërkombëtarisht, në përputhje me Aktin Final të Helsinkit dhe Kartën e Parisit dhe se vija kufitare midis dy vendeve do të jetë vijë kufitare paqe dhe miqësie”, thuhet në krye të Traktatit.

Paradoksi 
Neni 15 i Traktatit të Miqësisë paradoksalisht parashikon që çamët mund të kërkojnë në rrugë juridike kthimin e pronave të konfiskuara në Greqi pas Luftës së Dytë Botërore, por duke respektuar ligjin e luftës së Greqisë.

Ligji i luftës 
Ndryshe nga retorika dhe lojërat politike për vite me radhë, në Traktatin e Miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, i firmosur gjatë pushtetit të parë të Partisë Demokratike, nuk figuron askund çështja e ligjit të luftës, i cili mban të ngrirë Çështjen Çame.

traktati
traktati
traktati
(Traktati i miqësisë Shqipëri-Greqi)

http://shqiptarja.com/home/1/traktati-shqip-ri-greqi-i-vitit-1996-ja-si-u-tradhtuan–am-t-466908.html?pos_1

Etiketa: CameriaGreqiShqiperitraktat

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Boksieri shqiptar përfaqëson Gjermaninë, futet në ring me këngën “Kuq e zi je ti” (Film)

Boksieri shqiptar përfaqëson Gjermaninë, futet në ring me këngën “Kuq e zi je ti" (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com