Trajtim me anshmëri për demokracinë, jo thjesht për Katalonjën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trajtim me anshmëri për demokracinë, jo thjesht për Katalonjën

09:57 | 03/10/2017
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Denion Ndrenika

Spanja Perandorake, Mbretërore apo sado pak Republikane ka ecur njejtë me mënyra qartazi të dhunshme, ndonëse roli në zhvillimin historik pavarësisht këndvështrimit, mbetet me rëndësi të pakundërshtueshme.
Fushatat e Armatës së Pamposhtur, konkuiskadorëve të mëdhenj me Fernando Kortesin nga Teksasi deri në Patagoni, si dhe roli i kishës vecanërisht në kohën e Filipit V zotëruan hapësira të mëdha territoresh dhe mendimi, pa respektuar demokracinë që mbetej jashtë konceptit asokohe.
Qëkurse Armata e Pamposhtur humbi ndaj Anglisë që u shndërrua në Mbretëreshë të Detrave, Spanja nuk ishte më e para, por sidoqoftë mbetej fuqi.
Sot, 3-4 qind vjet më pas koha është e shkurtër të shpjegosh qoftë edhe me detaje historikun spanjoll, pa kujtuar pushtimin shekullor arab, por njeri syresh është domosdoshmërisht i nevojshëm për të mos u lënë pa e theksuar: Demokracia.
Katalonja, Vendet Baske veçanërisht, nuk janë pajtuar me pushtetin Kastijan të udhëhequr nga Madridi. Ndonëse hera-herës, pavarësisht arsyeve, kanë qenë bashkë, popullatat e tyre përpiqeshin ta ndanin veten nga kombi spanjoll, kupto kastijan, duke argmentuar tërësinë e sjelljes zakonore, gjuhën, traditat dhe zhvillimin e ndryshëm prej tyre.
Me referendumin e kërkuar kohëpaskohe (sipas udhëheqësisë rajonale ka fituar ndarja me 90 për qind), Katalonja përballet me fajësimin se janë politikanët ata që e shtynë dhe jo vërtetësisht e drejta për shkëputje apo arsyet për ta bërë këtë.
Sjellja e javës së fundit dhe dhuna ekstreme të dielën referendare të 1 tetorit kundër katalanasve apo “kataliasve” siç quhen dhe le më pastaj ndaj institucioneve të Katalonjës, përfshi votën, janë arsye të pafshehura të mbështetjes së të drejtës së shprehjes.
Në nëntorin e kaluar në Barcelonë, e pata në vëmendje temën e referendumit si dhe ndalimin e kohëmëparshëm nga Katalonja të ndeshjeve me dema kërkuar nga shoqatat e mbrojtjes së kafshëve.
Taksiti ishte katalanas. Sandri, siç e thërrisja. Në bisedë më tha se për spanjollët ishte “Alehandro”, ndërsa për katalanasit ishte “Aleksandër”. Nuk mbështeste referendumin dhe më arsyetoi se një rajon jo i vogël, Terragona në Katalonjë mund të kërkonte njejtë këtë të drejtë për t’u shkëputur dhe kjo do të ishte jo me vend qoftë edhe për entitete të dallueshëm në gjuhë dhe kulturë në Spanjë apo tjetërkund.
Por, Aleksandri pranonte se Katalonja ishte thuajse thelbësisht themeli i dhënies së të ardhurave nga ekonomia në buxhetin mbretëror dhe shumë herë më pak përftuese.
Ndodhi me Skocinë në Britani dhe me Flandrën në Belgjikë e njejta histori, arsyetime pro dhe kundër
Mirëpo, Spanja, Anglia, Belgjika janë shembuj të ndryshëm.
Ngjarjet e dhunshme treguan se Spanja nuk ka hequr dorë nga sjellja e Filipit V dhe fushatat shfarosëse të Fernando Kortesit.
Anglia dëshmoi me referendumin e Skocisë se nuk hynte me dhunë, por politikisht me pajtim me palën kërkuese të shkëputjes derisa rezultati ishte krah mosndarjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Belgjika gjithashtu me qytetari pranoi kërkesat e flamandëve të Flandrës, të cilët gjithashtu punojnë për pavarësisnë, duke u dhënë të drejta të skajshme, por të merituara. Flamandët thonë gjithashtu se janë mbajtësit e ekonomisë së Belgjkikës kundrejt valonëve frankofonë, dhe nuk e hedhin poshtë përpjekjeje për shkëputje, pavarësisht kohës.
Në fakt, Spanja, Anglia dhe Belgjika janë shembuj të tregimit të egërsisë dhe qytetarisë. Nëse je i zoti dhe i aftë të argumentosh se përse Katalonja duhet të mos ndahet, rruga e drejtë është ajo e Anglisë dhe Belgjikës.
Kush është i sigurtë se e ka mirë nuk i trembet askujt dhe mbi të gjitha nuk e tregon trashëgiminë e dhunës.
Pse duhet të rrish me dikë që nuk është yti? Nuk është ligj të pengosh me rrahje, por të vendosësh me votë. Kastijanët kanë çdo institucion me vete. Edhe gjyqësorin. Edhe të drejtat e rajoneve autonomë madje që kontrollohen me mekanizma kur votohet për Asamblenë. Por, nuk kanë në dorë pos dhunës, arsyen dhe bindjen për të qenë bashkë, madje as për të shënuar disa vargje në himnin muzikal.
Katalanasit nuk kanë lidhje me kastijanët dhe kërkojnë lirinë që nga pushtimi së paku 3 apo 4 qind vjeçar.
Pastaj karta kundër kolonializmit e viteve 60 apo 61 i jep të drejte deri në kryengritje me arme një popullate që ndihet e diskriminuar. Të pushtosh dhe heqësh autonominë, të ndalosh gjuhën është liri? Spanja nuk është shtet unitar e aq më pak demokratik. Nese je i zoti bëj si Anglia, që e kishte edhe më të vështirë me skocezët. Unë prirem për të drejtë vote dhe kaq. Edhe për baskët, flamandët, këdo që nuk ndihet i vlerësuar dhe për më keq i shtypur. Ç’të keqe ka shtetndërtimi i ri? Nuk po flas fare për anën ekonomike.
Arsyetimi i një mikut tim, Lerdikion Jupajt, regjisor, është se nuk ka qenë pushtim i Katalonjës, por bashkim i mbretërisë së Kastijes me atë të Aragonës në shekullin XV.
Në fakt, pikërisht në ato kohëra ka qenë kasaphanë e jo pushtim, e asfare bashkim. Ndaj, është mirë të tregohen arsyet se për nuk duhet ndarja kur të shkelin.
Jupaj më thotë gjithashtu se për çfarë represioni flitet kur Spanja është cilësuar si shteti me shumë demokraci dhe autonomi se çdo vend tjetër të paktën në Evropë, duke dhënë shembullin se Katalonja kishte qeverinë dhe administrimin lokal të vetin ashtu si baskët, galicianët dhe andaluzianët.
“Jam kundër këtij referendumi ashtu si dhe kundër referendumit të Skocisë apo dhe të Padanias në Itali. Për çfarë vrasjesh flet? Për kohën e Frankos kur Madridi u sakatua më shumë se çdo vend tjeteër? Për kohën e Napoleonit kur katalunjasit sëbashku me ushtrinë franceze masakruan Valencian, Saragozën dhe Madridin? Apo, në luftën civile kur anarshistët katalunjas u bashkuan me sllavo-komunistët ruse?”- më shkruan regjisori Jupaj.
Përgjigjen e kam të thjeshtë: Nëse mendon se ke të drejtë, pra je bindës, përse e pengon të njejtën të drejtë të tjetrit?
Por, të thuash që Spanja demokraci, është mosdije, për të mos thënë butësisht e pavend.
Ambasadorin spanjoll dhe nje koleg te gazetës “El Pais” i pyeta pak vjet më parë në një takim në Institutin e Medias në Tiranë, që nëse janë demokratikë si Mbretëri, pse nuk njohin votën?
Ambasadori nuk u përgjigj, gjë që e bëri kolegu i “El Paisit”, i cili arsyetoi se përse Spanja e Bashkuar kishte rëndësi dhe mirësi.
Natyrisht që nuk mohoj se Spanja e Bashkuara është e rëndësishme, por mirësia nuk ka vend kur përdor dhunë insticionesh dhe fizike. Egërsisht.
Të gjithë popujve karta e kolonializmit ua njeh të drejtën e ikjes kur shkelen, ndaj përgjigja që duhet dhënë është e drejtë ose njohja e vendimit të tjetrit ose së paku respektimi.
Unë jam pro ndarjes sidomos të shteteve me sjellje kriminale dhe Spanja po vërteton historinë e saj si të tillë. Jam për pranimin e tjetrit edhe për ndarjen e shteteve demokratikë që nuk kanë frikë, por bindin. Anglia nuk është Spanjë. Padyshim as Belgjika.
Nëse regjisori Jupaj më thotë se nuk është bazë për mbajtje referendumi, arsyetimi se “unë nuk kam qejf të rri me këtë apo atë, sepse kështu i bie që dhe një fshat në një cep të një vendi që nuk është i kënaqur, të bejë referendum se dua me ndejt vetëm”, e pyes nëse kanë katalanasit të drejtë vetudhëhiqen dhe a po u pengohet?
Po, sepse mjafton dhuna për ta vërtetuar. Po domosdo që ke të drejtë të ikësh nga dikush që të keqtrajton, ta merr e ta jep autonominë sa herë vendos vetë, që nuk të le arsim në gjuhën tënde, që të merr 5 miliardë euro në vit dhe të jep 800 milionë (shifrat shoqëruese), të fut policinë se ti do të votosh apo që nuk ke asnjë lidhje gjaku.
Fundin e titullit të shkrimit “Trajtim me anshmëri për demokracinë, jo thjesht për Katalonjën”, po e lë me shprehjen e presidentit të ish-Çekosllovakisë, Vaclav Havel, të publikuar nga kolegu Uran Krasniqi: “Unë nuk i jap të drejtë vetes t;i tregoj kombit sllovak se çfarë duhet të bëjë me vetveten”.

Etiketa: demokraciDenion NdrenikakatalonjeSpanje

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para

Kanadezi që e deshi Shqipërinë më shumë se shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com