Elios Xhemollari, 12 vjeç vetëm 5 ditë ka jetuar në të ashtuquajturën “tokën e ëndrrave”. Një aksident tragjik i ka marrë jetën shqiptarit, vetëm pak ditë pasi ishte shpërngulur nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Elios Xhemollari humbi jetën teksa po lëvizte me biçikletë dhe u përplas nga kamioni.
Kushëriri i tij ka nisur një fushtë për të mbledhur para për përballimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore.