Tom Kukës ka se kush i shkruan – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tom Kukës ka se kush i shkruan

13:13 | 24/12/2017
në Uncategorized
0

Letër nga Alma Nikolli

…, i thuaj Tom Kukës që:

Eca me nxitim përmes sheshit plot njerëz, zhurmë, muzikë, drita, birra, fotografi. U gjenda në “Adrion” te këndi i librave shqiptarë, një nga vajzat m’i gjeti hidet tua sapo e pyeta. Nisa ta lexoj që aty në radhën e paktë, kur po prisja të paguaja. Madje, ai djali më priti disa sekonda duke qeshur. Nuk po them që humba, ama nis bukur, të bën të duash rreshtat që vijojnë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në “Pedonale” një djalë luante muzikë, ndaj u ula këmbëkryq jo shumë larg tij dhe lexova disa faqe të mira. Kur u ngrita i lashë disa qindarka. Kështu, libri yt ka dhënë edhe një kontribut të vogël për artin.

Pas kësaj ndërprerje, pjesën tjetër e kam lexuar thuajse njëherazi. Me këtë dua të them se është një libër që niset dhe mbaron pa ia përthyer nja 10 cepa faqesh nën jastëk. Nga ata librat që mbetesh vetëm, kur e mbaron.

Teksa lexoja, bashkë me ty Tom shëtisja nëpër një Tiranë të panjohur për mua. U kuriozova, qesha, imagjinova kopshte e oborre shtëpish dhe shfletova vrap e vrap faqet për të gjetur vrasësin si për të shfajësuar veten që akuzoja sa njërin, sa tjetrin.

Te Parga e pushtuar nga grerëzat më dukej sikur isha në magjizmin e Markez.

Përshkrimet të palodhshme dhe të sakta. Të bukura, për shembull “ajri peshonte plumb”. Ide të qarta. Nuk kishte nevojë të kaloje ndonjë fjali nga figura të tejzgjatura që të largojnë nga ngjarjet apo atmosfera.

Dialogjet ironike, me sens humori dhe reale. Nga fillimi nuk dija çfarë të mendoja për “llafet e pista”, zakonisht në libra o teprohen o “shkencërohen”. Por, i thirra mendjes shpejt, imagjinova bisedat e një Tirane të atyre viteve, madje kujtova dialogjet e çdo shqiptari të zakonshëm sot.

Asnjë gabim drejtshkrimor, ose kam qenë e rrëmbyer nga rreshtat.

Nëse një libër më pëlqen shumë, nënvizoj disa fragmente me laps.

Disa tuat janë:

“-Përse nuk i the që ia therën burrin?

-Unë jam për të shti në dhe. Zakonisht kështu u themi të gjithëve: “I ndaloi zemra”. Nuk i kemi rrejt. Zemra u ndalon të tërëve.”

 

“-Nga vjen?

-Nga Vjena. Po shkoj në Tiranë. Andej e kam shtëpinë.

-Po pse more djalë? Pse u ktheve?

-Në shtëpi më ka mbetur vetëm nëna. Baba më ka lënë, ka nja dy vjet. Më shkruan se edhe ajo nuk e ka të gjatë. Duhej të vija për të. Jam djalë i vetëm, pas tri motrash.

-Paske të drejtë. Nuk ke nga t’ia bash. Do Zoti nuk rri gjatë.

-Do Zoti mama e ka jetën e gjatë, -ia priti Diu.”

 

“Kabinën e ndau me një student të letrave që kishte marrë përsipër të shkruante një vepër që do ta thërriste “Rozafati”. Për çastin kishte titullin, jo librin, por sipas tij, fillimi i mbarë ishte gjysma e punës.”

 

“Nuk e kishte parfumosur, por ia pat fërkuar lëkurën poshtë veshëve me lëvozhgën e mandarinës së porsakëputur nga dega.”

… e të tjera.

Urime dhe mirë se erdhe Tom Kuka!

Etiketa: AdrionAlma Nikollihide mbi kalldrempedonaleqindarkaTom KukaTom Kukës ka se kush i shkruan

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Vrasja e Florencit, qytetarët në protestë: Shteti e la të vdiste (live)

Vrasja e Florencit, qytetarët në protestë: Shteti e la të vdiste (live)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, –

PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, –

09:49 | 19/12/2025
Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së, nis me tensione mbledhja e Sekretariatit të Etikës –

Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së, nis me tensione mbledhja e Sekretariatit të Etikës –

09:43 | 19/12/2025
E rëndë në Greqi/ I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, rrëzohet nga kati i katërt i apartamentit –

E rëndë në Greqi/ I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, rrëzohet nga kati i katërt i apartamentit –

09:21 | 19/12/2025
Shpërthim gjatë natës në zonën e Selitës, i vendoset eksploziv një makine –

Shpërthim gjatë natës në zonën e Selitës, i vendoset eksploziv një makine –

08:53 | 19/12/2025
Shqiptarët mbeten komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, ja sa shtetas jetojnë në vendin fqinj –

Shqiptarët mbeten komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, ja sa shtetas jetojnë në vendin fqinj –

08:47 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, –
  • Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së, nis me tensione mbledhja e Sekretariatit të Etikës –
  • E rëndë në Greqi/ I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, rrëzohet nga kati i katërt i apartamentit –
  • Shpërthim gjatë natës në zonën e Selitës, i vendoset eksploziv një makine –
  • Shqiptarët mbeten komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, ja sa shtetas jetojnë në vendin fqinj –
  • Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, –
  • Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së, nis me tensione mbledhja e Sekretariatit të Etikës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com