Tom Doshi i vetëm në “Shortin” e ILDKPI-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tom Doshi i vetëm në “Shortin” e ILDKPI-së

16:28 | 29/03/2017
në Uncategorized
0

Ka ndodhur një debat i ashpër në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohej për një ndryshim në ligjin për deklarimin e pasurive. I pranishëm në këtë mbledhje, deputeti socialist, Tom Doshi, ka lëshuar akuza të forta ndaj institucionit të deklarimit të pasurive, ILDKPI. Doshi e ka cilësuar drejtuesin e këtij institucioni Shkëlqim Ganaj, si “njeriun më të korruptuar që ekziston”. Ka argumentet e tij për “korruptimin” e Ganajt, kur thotë se për dy vite me radhë, i bie shorti për t’u kontrolluar, ndërkohë që: “janë 22 milionë euro të deklaruara dhe prapë jam akuzuar. Më parë i ka shkuar akuza mediave, sesa mua. Kanë 2 vjet që ia shpërndajnë mediave deklaratën e pasurisë time. Mua çdo vit më bjen shorti për t’u kontrolluar. Kjo tregon se Ganaj është njeriu më i korruptuar që ekziston”, tha Doshi në komision.

Në përgjigje të deputetit të Shkodrës, inspektori i ILDKPKI, Florian Karaj, i pranishëm në Komisionin e Ligjeve tha: “Doshi është subjekt kallëzimi për fshehje pasurie dhe po hetohet në prokurori”.

Si për t’i dhënë “drejtim” debatit, ka ndërhyrë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja Vasilika Hysi: “Mund të dilni jashtë të diskutoni këto çështje”. Por, përgjigja e Doshit ishte po aq e ashpër sa ndaj inspketorit të ILDKPI-së: “Rri aty Vasilika se atë e di unë! Jeni mashtrusa, që nga i pari tek i fundit. Mos më tregojë mua fytyra e këtij, që jam nën hetim. Të jesh më e kujdesshme, kur flet! Kuptove?”, është shprehur Doshi. Dihet reagimi i deputetëve socialistë, kur flet Doshi në këtë mënyrë dhe ai i zonjës Vasilika, nuk mund të ishte ndryshe. Ajo vetëm ka heshtur.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ka një të vërtetë në pretendimet e Doshit. Ai është deputeti më i lakuar në deklaratat e ILDKPI-së për këto katër vite. Por, nga ana tjetër është një ndër deputetët që ka publikuar më shumë se kushdo tjetër pasurinë e tij. Ajo që duket se i jep të drejtë deputetit problematik të PS-së, është se me emrin e tij, ILDKPI është endur nëpër deklarat për katër vite, ndërkohë që ka me mijëra zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar që dihet bortërisht që kanë pasuri marramendëse dhe që nuk iu ka “rënë shorti” asnjëherë që të hetohet deklarata e pasurisë së tyre.

Në këto katër vite, ILDKPI ka luajtur me pak emra, Tom Doshi, Mark Frroku e dy a tre të tjerë, të cilët gjithsesi vijnë nga bota e biznesit dhe e kanë një mundësi justifikimi të pasurisë së tyre. ILDKPI ka luajtur gjithashtu me pak emra nga sistemi i drejtësisë për të cilët dihet tashmë problematika e dyshimeve për ligjshmërinë e pasurive të tyre. Analogu i Doshit në deklaratat e ILDKPI-së, nga sistemi i  drejtësisë është Gjin Gjoni. Ndërkohë që janë lënë jashtë “shortit” gjyqtarë të tjerë, deputetë, ministra drejtorë e zyrtarë të tjerë të lartë që nuk janë biznesmenë, por kanë pasuri të mëdha. Këtë ua dëshmon edhe jeta e tyre e luksit që shfaqet shpesh nëpër media me fakte konkrekete, fotografi e video të makinave supërluksoze, veshjeve të luksit, vilave gjithashtu luksoze dhe shpenzime të çuditshme në përditshmërinë e tyre.

Çfarë e ka penguar ILDKPI-në ta qëllojë “shortin” tek ndonjëri prej tyre dhe është fjala edhe për ata që janë në majat më të larta të qeverisjes dhe që kanë në dorë drejtimin e vendit, kanë tagrin t’i japin zgjidhje ose jo krizave politike që vetë ata i shkaktojnë. Me pak fjalë janë ata që mbajnë peng Shqipërinë përmes korrupsionit që e drejtojnë tash 27 vjet, mazhorancë e opozitë të gjithë bashkë. Korrupsioni është pika që i bashkon ata dhe atje gjejnë marrëveshjen për të mbajtur në krizë permanente vendin e natyrisht për të shmangur procese siç është ky i vetting-ut. Nëse nuk do të ekzistonte kjo marrëveshje për korrupsion, nuk  do të ekzistonte sot çadra që mban peng vetting-un. Dhe nuk është fjala vetëm për kuptimin fizik të asaj çadre apo kush është sot brenda saj, sepse ajo çadër që është shtrirë para Kryeministrisë, nuk mban brenda vetëm ata që duken. Atje në çadër janë edhe ata që nuk duken, është edhe Ilir Meta, edhe Edi Rama bashkë me gjithçfarë i rrethojnë.

Të gjithë bashkë kundër vetting-ut, të gjithë bashkë për të ndalur “shortin”  e ILDKPI-së që të nisë rrugën drejt tyre. Të gjithë bashkë për ta lënë “shortin” vetëm tek Tom Doshi apo Gjin Gjoni.

Etiketa: cadraedi ramaFlorian Karajgjin gjoniILDKPIlir MetapasuriaTom DoshiVasilika HysiVettingu

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
ALUIZNI pa energji dhe pa shërbim (foto)

ALUIZNI pa energji dhe pa shërbim (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –

Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –

17:47 | 22/12/2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –

17:45 | 22/12/2025
Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –

Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –

17:31 | 22/12/2025
Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

17:25 | 22/12/2025
10 milionë euro për çokollata e biskota –

10 milionë euro për çokollata e biskota –

17:19 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –
  • Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –
  • Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –
  • Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –
  • 10 milionë euro për çokollata e biskota –
  • “Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pak para protestës, Kryetari i PD-së mbërrin në selinë blu –
  • Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com