Toka shqiptare midis Londre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Toka shqiptare midis Londre

09:52 | 17/04/2021
në Kryesore
0

Read more

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë –

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

Nga Alma Nikolli
Erdha në Angli në një vit të vështirë. Karantinim. Kryefjala botërore që mbylli në “kafaz” edhe ne “shqipet”. Se kur shqiponja bëhet emigrante, humb shkronja nga vetja, quhet shqipe. Humb pak shpirt, jetë, flatra, dashuri, pak fole atdheu.
 
Kur nuk je aty, atdheun apo mëmëdheun i kërkon në çdo këngë, në lajme, programe televizive e gjithçka tjetër që vjen prej së largu duke u zbukuruar rrugës. E teksa ditët kalonin, si për ironi gjeja copëza të vogla Shqipërie në dyqanet turke. Është e magjishme se si një çokollatë “Albeni” të gëzon sikur të kishe gjetur ujë midis shkretëtire. Është e habitshme se sa shumë mall turk paskemi pas ngrënë gjatë fëmijërisë pa e ditur. Kurse tani thuhet se në shkolla fëmijët shqiptarë do “hanë” shkronjat turke…Nejse!
 
Ka një vend ku mund ta shkelësh tokën shqiptare brenda territorit britanik. Është Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar. Me qejf të madh e mora rinovimin e pasaportës. Duhet thënë që procedura e aplikimit online është e thjeshtë dhe e dobishme.
 
“Do shkoj në një instutucion brenda Anglisë, ku më në fund do të flitet SHQIIIIIIP!”, mendoja. Seç më kishte marrë malli të dëgjoja një përshëndetje matanë sportelit në gjuhën më të bukur në botë. Ambasada Shqiptare, së bashku me simotrat e saj botërore gjendet në një nga lagjet më të kushtueshme të kryeqytetit britanik. Deri këtu, perfekt. Pas një dite me vranësira, seç shkëlqeu edhe dielli, pak para perëndimit. Ishte mbasdite, data 8 Mars 2021.
 
Prej së largu pashë flamurin shqiptar, e valëviste era krenueshëm. Po kërkoja për derën e duhur në Ambasadë, kur më kap syri tabelën e shkruar në anglisht: Konsullata dhe shërbimi i vizave. Kthehem majtas dhe nis zbritjen e shkallëve. Këshillë: “Nëse u bie rruga nga konsullata, fëmijët e vegjël mos i merrni me vete”. Karrocën duhet ta mbash në duar dhe rrezikon të rrëzohesh bashkë me të në shkallët aspak miqësore për foshnjën tënde.
 
Në rregull. Edhe karrocën e zbrita. Hapa një derë. Heshtje. Më dalin dy dyer të tjera. Djathtas provova në fillim. Një dhomëz e vogël e mbushur me mbeturina. E mbyll vrik. Thashë me vete: “Kur qeveria shkon majtas, ça të duhet ty të shkosh djathtas?!” E gjeta. Një dhomë plot me shqiptarë. Gëzim i pakuptueshëm. Një vapë e tmershme. M’u duk vërtetë klimë shqiptare. Po duke qenë pak si nëntokë, ajri ishte shumë i mbytur, mesa dukej nuk filtrohej. Qofsha e gabuar! Nuk di të them çfarë ndodhte përtej sportelit, gjithnjë flas për sallën e pritjes.
 
Duke pritur e duke u zhgënjyer. Në sportelin e drunjtë, kishe “hartën” e shpërndarë të Shqipërisë. Me stilolaps shkruhej: “Ura Vajgurore, Burreli Kuksi, Skrapar, Patos, Dibra, Lushnja, apo Kolonj”…Edhe në shkolla na e kanë ndaluar gjithnjë të shkarravisim tavolinën, ç’janë këto shkarravina në një institucion që na prezanton?
 
Kërkova në dhomë për ndonjë suvenir, e kotë. Asnjë shqiponjë në mure. Heroit tonë Gjergj Kastriotit as që i kishte rënë rruga nga këto anë. Asnjë pikturë e ndonjë qyteti të Shqipërisë, që të më shkonte pak mall atdheu. Një si punë panorame ishte në një cep muri, por mesa duket qe vendosur për të mbuluar një tip rafti të prishur. Eh, shqiponja që fluturoni në malet tona krenare…ku jeni? Deti ynë i bukur më ra në mendje. Vape ishte sa më s’ka, pse të mos ëndërroja pak. Një divan lëkure
i konsumuar nga pritja, sikur ta ngjiste edhe më shumë të nxehtin në tru e trup. Bosh.
 
Më falni, në dhomë janë edhe ca karrige të vjetra. Nga ato prej druri të kohës së Enverit. Mami im e ka ende një të tillë prej më shumë se 40 vitesh. E mban te makina qepëse model kinez që erdhi në Shqipëri nga vitet 60, 70. Relike. E habitem… Mësonjëtores së Parë Shqipe ia hoqën stolat e vjetër historik, kurse Konsullatës, një vendi ku mund të ishte edhe pak modern e autentik, e mobilojnë me karrige të komunizmit.
 
Në një raft të vogël, ishin ca revista. Të hedhura aty në fund rrëmujshëm, sa për evidencë. E hapa njërën, në faqet e para të saj binte në sy një intervistë me ministrin. E lashë. Ishte Blendi Klosi. Po sikur në murin e Konsullatës sa për të kënaqur sytë e zemrën e mallëngjyer të një emigranti të ishte ajo fotografia e bukur e Fjordës? Ajo fotografia e një perëndimi fantastik në Dhërmi. Ajo fotografia që ministria ia ka “marrë” pa e cituar, e madje i ka vendosur edhe logon e saj mbi të. Po Klosi ç’ka bërë? Ça do bënte, i bëri një share.
 
Vapa ishte mbytëse. U ndjeva si në bodrum. “S’rrinë shqiponjat nëpër balta, veç atje në bjeshkët e nalta”, thotë teksti i një kënge folklorike. Dhimbshëm mu kujtua në atë moment. Po ku na lënë të jemi shqiponja. Na i kanë rrjepur puplat për së gjalli. Mezi prita të dal jashtë për pak oksigjen. Në ikje më zuri syri nja dy vazo lulesh. “Më në fund pak jetë”, mendova, “do kenë mbjellë ndonjë lule shqiponjë, me siguri”, kisha ende shpresë. Por jo, jo, jo. Njëra ishte vazo boshe e mbushur me bishta cigaresh.
 
Ngjita shkallët. Në katin sipër është Ambasada. Aty mbahen takimet diplomatike. Ai nuk është vend dosido për shqiptarin e thjeshtë, aty ka shandanë plot shkëlqim e mure historikë. Ka piktura e buste. Është Skenderberu e Nënë Tereza. . .
 
Në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook shkruhet: “ Jemi këtu për të qenë sa më pranë çdo bashkëatdhetari dhe për të
forcuar atdhedashurinë.” Më lind pyetja: Si mendoni ta bëni këtë? Mos duhet ta ndërroni filozofinë. Po sikur të na thoni: Jemi këtu për të qenë sa më sipër jush?
 
Tani kuptoj më thellë, më dhimbshëm e më qartë se kurrë fjalët e përhershme të emigrantëve: “Ndihemi të huaj në atdhe, të huaj në çdo dhe.”
Dera djathtas
Ambientet e Ambasadës
Etiketa: "Skenderbeu"Alma NikolliambasadaBlendi KlosikonsullateLondërmbreteri e bashkuarShqiperi

Të Lidhura

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

nga 27
09:17 | 17/03/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka qenë nën projektorë gjatë muajve të fundit për shkak të vendimit për pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres...

09:07 | 17/03/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka qenë nën projektorë gjatë muajve të fundit për shkak të vendimit për pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres...

Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat) –

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë –

nga 27
08:45 | 17/03/2026
0

Mbrëmja e sotme rikthen emocionet e UEFA Champions League, me katër përballje të kthimit për fazën e 1/8-ave, ku do...

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

nga 27
08:43 | 17/03/2026
0

Sëmundjet e zemrës dominojnë strukturën e vdekjeve në Shqipëri shumë më tepër se në vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat...

Para
Kosova mbyll dyert e universiteteve, mësim online në publik dhe privat

Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, deri më tani 2053 viktima

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

09:17 | 17/03/2026
Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

09:07 | 17/03/2026
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat) –

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë –

08:45 | 17/03/2026
Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

08:43 | 17/03/2026
Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

08:19 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –
  • Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –
  • Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë –
  • Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –
  • Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –
  • Këmbimi valutor 17 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –
  • Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com