Një pikë karburanti është grabitur mbrëmjen e 9 tetorit në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë.
Shuma e grabitur arrin vlerën e 17 200 lekë. Policia informon se një person i maskuar ka kërcënuar me pistoletë punonjësin e karburantit duke i marre xhiron ditore.
Grabitësi i armatosur nuk ka vepruar i vetëm në këtë grabitje, pasi burime brenda policisë bëjnë me dije se ai është ndihmuar për tu larguar ne drejtim te sheshit “Shqiponja” nga një person tjetër që e priste me motor.
Po ponohet për indentifikimin kapjen e autorëve.