Tirana po shndërrohet në një qytet betoni dhe çeliku – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana po shndërrohet në një qytet betoni dhe çeliku

09:33 | 15/09/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Jan Jansen
Të dielën vizitova disa monumente në qytetin tim, Zutphen. Ishte fundjave e monumenteve në Holandë, kur shumica e monumenteve mund të vizitohen falas. Më pëlqeu shumë. Një javë përpara, isha në Tiranë. Mbas shumë viteve e vizitova me të vërtetë qytetin duke bredhur nëpër të. Dhe më la një përshtypje krejt të kundërt me Zutphenin; më vjen shumë keq, dhe jam tepër i çuditur se si në Tiranë nuk ka asnjë mbrojtje për thesarin e monumenteve.
PAMJA NË QENDËR
Shtëpi të vjetra në stilin shqiptar nuk ka pasur shumë në Shqipëri në kohën që unë kam vizituar Shqipërinë (prej 1991). Por tani nuk pashë asnjë më. Në një pjesë të madhe të qytetit ka pasur vila të vjetra, në stil më pak a shumë italian. Tani ato po zhduken. Në vend të tyre po ndërtohen kulla të larta me banesa, qendra komerciale. Tirana po shndërrohet në një qytet betoni dhe çeliku. Përpara ka pasur ndërtesa me oborre brenda. Tani ato oborre po shndërrohen në ndërtesa. Tirana ka më pak gjelbërim se çka pasur më parë. Në qendër, Tirana ka një dendësi të madhe ndërtesash me beton dhe çelik. Shtëpitë e vjetra dhe vilat e vjetra, nëse ekzistojnë, nuk duken më nga sfondi i ndërtesave gjigante.
Duket se planifikimi urbanistik në Tiranë nuk ekziston fare. Kush ka një copë tokë, mund të ndërtojë edhe një ndërtesë gjigante. Tema e ndërtimit në Tiranë është vetëm sa të larta dhe sa të mëdha duhet të jenë kullat. Më vjen shumë keq që për këtë zhvillim ka një “ndihmë” edhe prej jashtë vendit. Tirana po shndërrohet në një vend pa bukuri, vetëm me një dendësi të madhe ndërtesash. Kur shëtit nëpër qendër, të vjen një erë e rëndë në hundë, e përbërë nga gazi i makinave dhe mikro-pluhuri. Qarkullimi është tmerr, d.m.th., se ambienti është ndotur deri në maksimum. Përpara disa dhjetëra viteve, temperaturat brenda një qyteti kanë qenë 1 ose 2 gradë më shumë se në fushë. Tani janë rreth 7 gradë. Vlerësoj se në rastin e Tiranës është 10 gradë. Kështu, qendra e Tiranës po shndërrohet në një vend të pabanueshëm, të vdekur.
BLLOKU II
Në periferi gjeta çudinë numër tjetër, Bllokun numër dy. Në fakt, Blloku II nuk është një i vetëm, por ekziston në disa vende. Të gjithë kanë tipare të njëjta. Janë vila të mëdha, të rrethuara me mure ose grupe vilash, të rrethuara me mure dhe me një portë të ruajtur me roje në hyrje. Unë e njoh mirë shoqërinë shqiptare. Ajo nuk ka nevojë për një mbrojte të tillë. Në të kaluarën (vitet ‘90), vetëm drejtuesit e skemave piramidale kishin nevojë për vetëmbrojtje të tillë, sot vetëm drejtuesit e bandave narkotike ose topkriminelët.
Në këto vila banojnë edhe diplomatë, por më shumë porsa-vetë-të-pasuruar (PPV).
Ata banojnë me vete, punojnë më vete, janë krejtësisht të izoluar nga njerëzit e tjerë. Nëse ka njerëz të tjerë me tyre, ata sillen si kukullat, si marioneta që paguhen për të pohuar çfarë tregojnë ata PVP-të. D.m.th. vetëizolimi i tyre nënkupton se ata shkojnë jashtë rrymës të jetës në Shqipëri. Për një vizitor si unë, ata PVPtë janë burgosur. Fjala “vila të murosura” është në përdorim për ato vila. Dhe kuptimi i dytë qëndron, jo vetëm një mur rreth vendi, por edhe njerëz krejtësisht të izoluar brenda në mur.
DIKTATURA II
Në Shqipëri flitet për një korrupsion tej çdo mase. Historia rreth Teatrit Kombëtar në Tiranë e tregon qartë sistemimin e korrupsionit.
Nuk ka nevojë ta përsëris këtu. Më duket se në Shqipëri ekziston një qeveri tjetër nga qeveria që duhet të jetë qeveri. Kjo qeveri e padukshme, edhe në kuptimin figurativ, është një qeveri e mbrapshtë. Kur “dollari” qeveris dhe ekzekutivi i “dollarit” janë biznesmenët, qeveria që quhet demokratike, duhet të jetë e korruptuar. Dhe unë mendoj se në Shqipëri ekziston një diktaturë e egër, e dollarit. Mbas diktaturës I me emër komuniste, tani ka një diktaturë II, me emër demokratik. Dhe cilado parti që është në fuqi, sistemi nuk ndryshon. Si Edi Rama që ka lyer disa ndërtesa, edhe Erion Veliaj ka bërë një kilometër shteg biçikletash. Ata janë artistë. D.m.th., se merren me pamjen e jashtme, brendësia nuk ka interes për ta. Janë njerëz sipërfaqësorë, të interesuar për figurën e Tiranës, jo për brendësinë e saj; janë të interesuar për betonin dhe çelikun, jo për njerëzit.
“Udhëheqës” të mjerë, shërbyes të verbër të dollarit.
SI TA KUPTOJMË?
Për mendimin tim, për të kuptuar, kemi nevojë të njohim një njeri që ka qenë në majën e diktaturës I dhe tani është në majën e diktaturës II. Kemi nevojë të njohim përvojën e tij, sepse duhet të kuptojmë si ka qenë e mundur ky ndryshim e sistemit pa shndërruar rrënjën e figurës. D.m.th., në dukje ka një ndryshim të madh, por në thelb, mbrapa skenave, nuk ka ndryshim. Ende ka një grup njerëzish në fuqi. Ende ka një shumicë njerëzish në mjerim, 80% e njerëzve në Shqipëri ëndërrojnë për një jetë jashtë Shqipërisë.
SHEMBULLI
Duhet të pyesim zotëri Gramoz Ruçin. Ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, d.m.th. përgjegjës për Sigurimin, për Policinë, për sistemin gjyqësor dhe sistemin e burgjeve. Në praktikë, përgjegjës për vrasje, tortura, maltretime, burgosje, internime, ridënime, shkurt, për krejt sistemin shtypës të diktaturës I. Tani është në majën e demokracisë, kryetari i Parlamentit shqiptar. Në thelbin teorik, ai duhet të mbrojë demokracinë në Shqipëri, sistemin demokratik. Pyetjet e mia do të kishin të bënin me ndryshimet midis sistemeve dhe për tiparet që ata i kanë të njëjta.
UDHËTIMI I TIJ
Si holandez, banor i vendeve të ulëta, nuk e kuptoj. Ne nuk kemi male, d.m.th., nuk kemi maja Një udhëtim nga maja në majë nuk mund ta kuptoj. Ai mund të ma mësojë se si ka udhëtuar nga maja në majë. Supozoj se në mes të maleve ekziston diçka që e quajmë “luginë”? A ka udhëtuar zotëri Ruçi nëpër luginë? A ka marrë përgjegjësi për çfarë ka bërë? Ka kërkuar ai ndjesë? Sipas sistemit të Afrikës së Jugut (pajtimi); apo sipas ndonjë sistemi tjetër? A ka folur për çfarë ka përgjegjësi? Apo unë jam i gabuar, sepse nuk ka “luginë” në mes të maleve?
Unë si person jam shumë kureshtar, prandaj pyes: si është e mundur të shkojë nga një majë mali në një majë tjetër pa probleme psikike, a nuk ka ai ndonjë brengë të madhe? Ju lutem, zotëri Ruçi, ma shpjegoni!
KONKLUZIONE?
Shpresoj se jam i gabuar, ndoshta jam një holandez që s’kupton asgjë nga shoqëria shqiptare. Përndryshe, më vjen shumë keq të them se shoqëria shqiptare ka shkuar nga një diktaturë në tjetrën dhe që individët shqiptarë që i kam takuar, të cilët më pëlqejnë shumë, vuajnë.
*Autori ka qenë vëzhgues për “Amnesty International” në vitet ’90 deri 2004 në Shqipëri dhe ndjekës i zhvillimeve aktuale.
Shkruar në shqip për “Panorama”
Etiketa: betoncelikholandeJan JansenShqiperiTirana

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Air Albania” niset drejt Stambollit, të parët fluturojnë studentët ekselentë

"Air Albania" niset drejt Stambollit, të parët fluturojnë studentët ekselentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com