Tirana po bëhet si Ramallahu – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana po bëhet si Ramallahu

07:32 | 17/05/2020
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Ilir Babaramo

Territori i Teatrit Kombëtar është kthyer në një fushëbetejë. Dramaciteti i përplasjes, egërsia e deklaratave  po ngjason gjithnë e më shumë me konfliktin e palëve në Gaza apo Bregun Perëndimor, ku arabë e izraelitë përleshen për të penguar apo lejuar ndërtimin e ngulimeve të kolonëve. Lufta është ekzistenciale. Me të gjitha mjetet e mundshme që ta rrok mendja njerëzore.
Shikoni çfarë po ndodh në Tiranë. Skena vërtet lunatike. Shefi i opozitës i pari, pastaj një natë më pas kryetarja e partisë tjetër të opozitës, e cila është dhe gruaja e kryetarit të shtetit, thyejnë karantinën dhe në krye të militantëve gdhihen tek godina e Teatrit me frikën se mos fadromat e pushtetit shkojnë natën për ta shembur. Skena absurde e sureale, që ndodhin rrallë dhe në territore të pushtuara.
Prej shumë e shumë muajsh, përplasja që ka nisur 20 vjet më parë, palët i ka çuar në akte te skajshme. Kryeministri duket se e ka betejën e jetës, a thua se bëhet fjalë për Malin e Tempullit. Ka përdorur çdo institucion apo individ që kontrollon vetëm për të arritur qëllimin. E nisi me dallkaukun e Institutit të Ndërtimit, i cili firmosi një ekspertizë, sipas së cilës godina e Teatrit nuk është e sigurtë dhe rrezikon të shembet nga një tërmet i mundshëm. Si për ironi të fatit, pak javë më pas një tërmet shkundi Shqipërinë qëndrore. Teatri nuk u prek ndërkohë që suvatë që Shkreli kishte shtuar në muret e zyrës së kryeministrit u shembën. Por, Rama dhe luogotenente i tij në bashki nuk u ndalën. Tashmë, kishin gjetur dhe Fushën që berit të teatrit t’i rripnin gjashtë palë lëkure, gjashtë kulla që do ndërtoheshin nga privati në tokë publike. Me një këmbëngulje Sizifi, duke përdorur gjithë bateritë e pashtershme të propagandës, duke blerë heshtjen, veset, dobësitë njerëzore të disave që flisnin në emër të komunitetit të artistëve, menduan se ia hodhën.
Palët u ulën në negociata. Aty filloi zhgënjimi i parë. Fusha, ai që lëndinat e Edenit i ka gjetur në bashki, u thotë përfaqësuesve të “certifikuar” se nuk mund të realizojë një prej kërkesave teknike të tyre: skenën e lëvizshme. Të gjithë shqyen sytë nga habia. Regjisori veteran, Leka Vetingu, duhet ta mbajë mend se rotativin qe i kërkonin Fushës për Teatrin e ri Kombëtar e kishte dhe kinoteatri modest i Derviçanit që në vitet ‘80 të shekullit të kaluar. Fusha u tërhoq nga ndërtimi i Teatrit, por jo nga projekti i kullave në tokë të bashkisë. Kjo është temë tjetër.
Tani gjithë vëmendja po përqëndrohet tek Teatri, ku po luhet nje farsë që na bën gazin e botës: drejtuesit e opozitës po kërcënojnë me zjarr dhe gjak. Rama ndjen një kënaqësi perverse duke i parë të poshtëruar tek kalojnë natën jashtë dhe në vakt pandemie.
Gjithësesi një zgjidhje duhet gjetur për Teatrin.
Jo deus ex machina, jo me fadroma një natë karantine.
Duhet hequr dorë nga veprimet frenetike. S’ka përse të organizohen kinse mbledhje të këshillit bashkiak. Bota nuk po pret me ngut nga Tirana që të gjejë vaksinën e COVID-19. Mos bëhemi gazi i botës.
Dy zgjidhje po kristalizohen mes palëve: restaurim i godinës ekzistuese duke mbrojtur kështu vlerat e saj historike ose shembja dhe ndërtimi i një teatri të ri.
Për secilin opcion ka argumenta pro dhe kundër. Le të gjykohet secili prej tyre. Qeveria të shpallë një moratorium. Qytetarët të dëgjojnë argumentet e ekspertëve, jo vetëm të atyre që kanë kaluar në vetting-un e Lekës. Pas moratoriumit të qeverisë drejtuesit e opozitës të heqin dorë nga deklaratat histerike. Dhe në fund qytetarët e kryeqytetit të vendosin në një referendum se cilin projekt mbështesin. Kjo është procedura më normale në një vend normal evropian. Tirana nuk është Rramallahu, kryeqyteti i autoritetit palestinez.

Etiketa: Ilir BabaramoQeveriaRramallahuTeatri Kombëtar

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Mungesa e shfaqjeve në teatër, përgjysmoi numrin e spektatorëve në tremujorin e tretë

Sondazhi për shembjen e Teatrit, ja si mendojnë qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave –

E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave –

11:30 | 23/04/2026
Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –

Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –

11:02 | 23/04/2026
Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –

10:39 | 23/04/2026
Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –

10:11 | 23/04/2026
Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

09:53 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave –
  • Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –
  • Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar –
  • Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës –
  • Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –
  • Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave –
  • Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com