272 persona të infektuar me koronavirus janë arrestuar në Itali pasi nuk i kanë zbatuar masat e qeverisë për të qëndruar në karantinë. Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se karabinierët i kanë ndaluar këta qytetarë teksa shkonin në supermarket apo teksa shëtisnin qentë. Qytetarët që thyejnë
karantinën në Itali dënohen nga 1 deri në 4 vjet burg. Ndërkohë mijëra të tjerë janë gjobitur deri në 3 mijë euro. Nga të dhënat e publikuara nga ministria shihet se 27 marsi ishte dita me më shumë shkelje. Fatmirësisht pas kësaj date shkeljet e karantinës u pakësuan. Mediat italiane shkruajnë se ka ende njerëz të papërgjegjshëm që nuk e kanë kuptuar ashpërsinë e epidemisë. Disa prej tyre janë gjetur në park duke pirë duhan, të tjerë duke shëtitur
Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i cili akuzohet se do pastronte 18.3 milionë...







