Me i thënë derrit dajë

Duhet të lëçisni

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të...

9 raste të reja në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë...

Nga Luljeta Progni

Leximi i raporteve sipas interesave politike nuk është e më një gjë e re. Pas çdo raporti të ndërkombëtarëve për Shqipërinë, qeveria dhe opozita gjejnë paragrafet e tyre sipas interesave dhe dalin para mediave njëra palë për të trumbetuar sukseset, tjetra dështimet. Kjo ngjau dje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikun e drogës në Shqipëri.

“Raporti më pozitiv i Departamentit të Shtetit në 25 vjet për arritjet e vendit kundër drogës! Inkurajim për më tutje në drejtimin e duhur”, ka thënë kryeministri Rama pas publikimit të raportit të DASH për trafikun e drogës në Shqipëri. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili shtoi se “Raporti i DASH ishte një vlerësim maksimal për autoritete shqiptare në luftën kundër lëndëve narkotike”. Të kundërtës i mëshoi opozita, falë ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.

Po çfarë thotë konkretisht raporti dhe si është vlerësimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër trafikut të drogës? Raporti është i qartë dhe nuk lë vënd për shumë interpretime.

“Shqipëria vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një pikë tranziti për dërgesat e kokainës e heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane”.

Me këtë përcaktim entuziazmi i Ramës dhe Tahirit është krejt pa lidhje.

Rama e Tahiri i referohen një paragrafi në raport, i cili vlerëson pozitivisht disa rezultate në luftën kundër trafikut të drogës, por në pjesën e dytë të paragrafit, raporti evidenton se këto rezultate vijnë si rezultat i bashkëpunimit me policinë italiane. “Gjatë vitit 2015, autoritetet shqiptare kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve që veprojnë në vend, duke vazhduar prirjen e vitit 2014. Ky sukses i dedikohet kryesisht vazhdimit të bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe shtimit të angazhimit të udhëheqjes politike dhe asaj të policisë”.  Siç duket nga raporti nuk ka shumë vend për interpretim. Por, kjo është vetëm njëra anë. Shikojmë dhe krahasojmë vlerësimin amerikan për trafikun e drogës vitet e mëparshme. Në të vërtetë, raportet e DASH nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor në pesë vitet e fundit për Shqipërinë.

Në 2014 DASH vlerëson se Shqipëria është një vend prodhimi i rëndësishëm i lëndës narkotike marijuanë që furnizon tregjet europiane. “Lufta ndaj lëndëve narkotike u arrit si rezultat i shtimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me partnerët rajonalë, veçanërisht me policinë italiane, si dhe shtimit të angazhimit për të luftuar prodhimin e drogës dhe trafikimin e saj nga autoritetet politike dhe ato të rendit të Shqipërisë, që çuan në rritjen e madhe të operacioneve në mbarë vendit. Me përjashtim të marijuanës, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm drogash, apo lëndëve të tjera”.

Më 2013 raporti i DASH shkruan “Shqipëria mbetet një vendburim për prodhimin e marijuanës. Droga e prodhuar në Shqipëri ka për destinacion Europën. Policia ka rritur efektshmërinë në kapjen e drogës dhe vërehet një rritje edhe e arrestimeve në vitin 2013, ndonëse prodhimi i marijuanës, ka mbetur e lartë, për 3 vite radhazi.

Vazhdojmë me citimin nga raporti i DASH për vitin 2012. “Shqipëria, vazhdon të mbetet vendi kryesor për transportin e lëndëve narkotike dhe drogës në vendet e tjera të rajonit. Shqipëria mbetet një destinacion për lëndët narkotike, si kanabis, heroinë dhe kokainë. Shqipëria nuk është prodhues thelbësor substancash narkotike, por megjithatë mbetet një vend burimi për kanabisin për vendet e BE”.

Për vitin 2010, Departamenti Amerikan i Shtetit thekson: “Përveç tranzitit, Shqipëria ka vazhduar të shërbejë si prodhuese e bimës kanabis, kryesisht në zonat e largëta malore për tregjet evropiane. Kultivimi i kësaj bime ra ndjeshëm me intensifikimin e përpjekjeve të forcave të rendit si kundër trafikantëve, ashtu edhe kundër prodhuesve. Me përjashtim të kanabis sativas, prodhimi i llojeve të tjera të narkotikëve është i kufizuar. Gjatë vitit 2010 nuk është konstatuar kultivim i lulëkuqeve të heroinës dhe nuk janë zbuluar laboratore të prodhimit të lëndëve sintetike narkotike”.

Fjalia e kryeministrit se raporti i fundit për trafikun e drogës është më i miri në 25 vjet është kaq i pavërtetë dhe një përpjekje për të manipuluar opinionin publik, me parimin që ka për titull ky shkrim.

Raportet janë pothuaj të njëjta. S’ka asgjë interesante në këto përcaktime. Por, interesant mbetet mënyra se si sillet politika me këto raporte. Pushtetarët e quajnë sukses, opozitarët dështim. Pamje ekstremisht të kundërta, bardhë e zi. Në këtë rast ka pak rëndësi se ç’thotë opozita, më i rëndësishëm është artikulimi nga drejtuesit e lartë të qeverive.  Nuk është vetëm ky raport që flet për realitetin e zymtë në Shqipëri. Thuajse në të gjitha fushat, raportet ndërkombëtare flasin për përkeqësim të situatës. Vlerësime negative ka marrë sivjet Shqipëria, për lirinë ekonomike, për lirinë e shtypit, për të drejtat e njeriut, për nivelin e korrupsionit e të tjera.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të...

9 raste të reja në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë...

Greqia hap kufijtë për shqiptarët, ja rregullat para se të udhëtoni

Prej datës 19 qershor në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe...