Thaçi kritika BE-së për arrestimin e Haradinajt

0
207

Në një intervistë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se arrestimi i Ramush Haradinajt është veprim flagrant i Serbisë, por shqetësues është fakti se gjithçka po ndodh brenda dijenive të Bashkimit Europian dhe këto institucione po heshtin.

Thaçi theksoi: “Dua të shpreh zërin tim kritik për BE-në. Kemi kërkuar nga Bashkimi Europian vazhdimit të ndërhyjë në heqjen e fletëarresteve”.

Kjo që i ka ndodhur Haradinajt është e panevojshme, qëllimkeqe dhe e dëmshme. Është veprim flagrant prej Serbisë. Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë, dhe kjo çështje duhet të përmbyllet një herë e përgjithmonë. Serbia e ka humbur luftën dhe betejën politike për ta penguar Kosovën të jetë e pavarur. Krejt çka i ka mbetur, është të merret me krime të supozuara të luftës”, tha presidenti Thaçi.

 

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.