Tërshëra, drithi magjik për stinën e verës

Duhet të lëçisni

Kroacia ndan për Kosovën 10.000 vaksina kundër COVID-19

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman ka njoftuar se Kroacia ka ndarë për Kosovën 10,000 vaksina kundër koronavirusit. Ai i ka bërë këto...

Komisioni e thirri sot në seancë dëgjimore, Meta: Kam axhendë të planifikuar, gati të vij më 10 maj

Presidenti Ilir Meta nuk do të jetë sot në seancën dëgjimore të komisionit të ligjeve ku do të shqyrtohet kërkesa e deputetëve të PS...

Braktisi emisionin në Top Channel, Shabani: Transparencë për pagesat nga 10 mijë apo 25 mijë euro për emisionet në televizionet private

Endri Shabani, drejtues i Nismës Thurje, mbrëmë braktisi emisionin e Eni Vasilit “Open” në Top Chanel, pasi kjo e fundit e ndërpreu gjatë ligjërimit...

Shkarkimi i Metës, mblidhet sërish sot në orën 11:00 Komisioni i Ligjeve

Presidenti Ilir Meta është thirrur sërish sot nga Komisioni i Ligjeve për të dhënë shpjegimet e tij në lidhje me kerkesen e maxhorancës për...

Nëse do t’u thuhej shqiptarëve para viteve 90’ se tërshëra do të konsumohej masivisht, madje do të ishte shumë e kërkuar për proteinat e saj, vështirë se do ta besonin.

Në rastin e Shqipërisë, tërshëra regjistroi një përdorim masiv vetëm në dy dekadat e fundit. Më herët ajo përdorej kryesisht si ushqim për kafshët. Bima e egër e Avena Sativës gjendet në rrethinat e Delvinës, Myzeqesë, por kultivohet dhe rritet në disa krahina të tjera. Por përse duhet ta zgjedhësh tërshërën?

Ka efekt pastrues. Tërshëra përmban sasi të bollshme amino acidesh dhe stimulon mëlçinë të prodhojë lektinën që ndihmon në pastrimin e plotë të trupit nga toksinat. Aleat i zemrës.

Studimet kanë treguar që tërshëra është aleat i enëve të gjakut. Fibrat e saj transformohen në një armë të fuqishme kundër yndyrnave që mblidhen në to e si rrjedhojë shkaktojnë probleme me zemrën dhe rrisin nivelin e kolesterolit, etj. Ul nivelin e sheqerit në gjak. Ja një lajm i mirë për ata që vuajnë nga diabeti.

Tërshëra duhet të jetë patjetër pjesë e ushqimit tuaj. Një studim i Universitetit të Heidelbergut në Gjermani tregoi që konsumimi i tërshërës ul ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak për ata që vuajnë nga Diabeti i Tipit 2.

Tërshëra që përmban fibra dhe karbohidrate të shëndetshme tretet më gjatë se sa ushqimet e tjera me karbohidrate të thjeshta. Ngadalësia në tretje e mban sheqerin në gjak në nivele optimale. Mban nën kontroll tensionin e lartë. Tërshëra e pakriposur është përshkruar si një super ushqim për të luftuar tensionin e lartë.

Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë probleme me tensionin duhet të konsumojnë tërshërë rregullisht. Ndihmon me tretjen. Tërshëra është një burim mjaft i mirë fibrash e si rrjedhoje ndihmon që zorrët të kryejnë funksionin e tyre më së miri. Sistemi tretës stimulohet mjaftueshëm duke lejuar që ushqimi të kalojë pa problem nëpër organet tretëse.

Në botë numërohen qindra lloje të njohura të kësaj bime, por vetëm tërshëra e tipit Avena Sativa përdoret masivisht, veçanërisht edhe në mjekësi. Tërshëra është mjaft e ushqyeshme dhe e dobishme. Ajo të ndihmon me pagjumësinë, rrit imunitetin dhe eliminon bakteret në trup.

Për më tepër, tërshëra është një burim i pashtershëm proteinash, gjë që e bën atë një domosdoshmëri për personat që stërviten. Tërshëra është një antioksidant i vërtetë. Shtoji tërshërë mëngjesit tend, sepse pa një shëndet të mirë nuk mund ta shijosh jetën.

oat field

/AgroWeb/

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Kroacia ndan për Kosovën 10.000 vaksina kundër COVID-19

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman ka njoftuar se Kroacia ka ndarë për Kosovën 10,000 vaksina kundër koronavirusit. Ai i ka bërë këto...

Komisioni e thirri sot në seancë dëgjimore, Meta: Kam axhendë të planifikuar, gati të vij më 10 maj

Presidenti Ilir Meta nuk do të jetë sot në seancën dëgjimore të komisionit të ligjeve ku do të shqyrtohet kërkesa e deputetëve të PS...

Braktisi emisionin në Top Channel, Shabani: Transparencë për pagesat nga 10 mijë apo 25 mijë euro për emisionet në televizionet private

Endri Shabani, drejtues i Nismës Thurje, mbrëmë braktisi emisionin e Eni Vasilit “Open” në Top Chanel, pasi kjo e fundit e ndërpreu gjatë ligjërimit...

Shkarkimi i Metës, mblidhet sërish sot në orën 11:00 Komisioni i Ligjeve

Presidenti Ilir Meta është thirrur sërish sot nga Komisioni i Ligjeve për të dhënë shpjegimet e tij në lidhje me kerkesen e maxhorancës për...

Serbia paguan ata që vaksinohen, 25 euro për qytetarët deri në 31 maj

Serbia ka premtuar se do t’i paguajë qytetarët me 25 euro nëse ata vaksinohen kundër COVID-19. Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se nisma do të shpërblente...