“Djalin ma rrahu për vdekje policia greke”, babai i Pëllumb Marnikollajt: Po na vrasin për herë të dytë

Duhet të lëçisni

Kavajë/ Plagosja në zyrën e PD-së, arrestohet autori dhe 2 bashkëpunëtorët

Policia ka arrestuar Ndriçim Jonuzin, autorin e plagosjes në këmbë sekretarin e degës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni së bashku me dy bashkëpunëtorët...

Sondazhi i fundit para zgjedhjeve/ Opozita e Bashkuar merr 50% të votave dhe PS 44.5% (film)

Nëse qytetarët shqiptarë do të ushtronin të drejtën e tyre të votës sot, 20 prill 2021, opozita e bashkuar do të fitonte zgjedhjet me...

Kush fiton të dielën? Berat Buzhala: Shpresojmë që të mos deformohet vota. Diversioni i Vuçiç dhe kufijtë (film)

Gazetari Berat Buzhala beson se zgjedhjet e 25 Prillit i fiton opozita dhe ditën e hënë kryeministër do të jetë Lulzim Basha. “Unë besoj...

Raporti i Reporterëve pa Kufij: Liria e shtypit në Shqipëri kërcënohet edhe nga Covid

Në disa vende, përfshi dhe Shqipërinë, liria e mediave është përkeqësuar sipas organizatës Reporterët pa Kufij. Kërcënim për lirinë e shtypit është tani edhe...

Kur ka kaluar një vit nga vdekja e të riut nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj, si pasojë e dhunës policore në Greqi, ngjarja vijon të mbetet ende pa autor.

Babai i tij, Nikoll Marnikollaj, thotë se hetimet po zvarriten qëllimisht që të mos të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarjeje. Pëllumb Marnikollaj nga Lezha gjeti vdekjen brenda një rajoni policie në Greqi, më 3 gusht të vitit 2016. Pas ekspertizës së kryer në trupin e tij, rezultoi se vdekja e të riut kishte ardhur nga goditja me sende të forta në kokë e trup.

pellumh

Z.Marnikollaj, në ç’fazë janë hetimet për çështjen e djalit tuaj, i cili vdiq nga dhuna e policisë greke? 

Më 3 gusht djali im bëri vitin që ka vdekur. Që në fillim kjo ngjarje është tentuar që të fshihet nga ana e policisë greke, pasi trupi i djalit tim ka qenë bërë gati për t’u varrosur fshehurazi dhe për këtë unë kam edhe foto. Por ka qenë insistimi ai që solli të vërteten e ngjarjes. Nga ajo çfarë unë kam mundur që të marr vesh nëpërmjet avokatit të familjes që ndodhet atje dhe po merret me këtë çështje, kam mësuar se para një jave prokuroria i ka mbyllur hetimet dhe tashmë dosja do të shkojë në gjykatë.

Ju disa herë keni apeluar zbardhjen e ngjarjes. Mendoni se kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme?

Absolutisht që është vonuar dhe kjo është bërë qëllimisht nga ana e Policisë greke, pasi kjo e fundit e ka vrarë djalin tim brenda ambienteve të rajonit të Policisë. Atyre nuk u intereson të zbardhet ngjarja dhe po bëjnë ç’është e mundur që e vërteta të mos zbardhet.

Pëllumb-Nikoll-Marnikollaj-foto-2-e1474637726426

Por janë provat dhe faktet të gjitha në prokurori në lidhje me këtë ngjarje. Unë kam shumë besim se vrasja e djalit tim, sado vonë, do të zbardhet, pra e gjithë ajo çfarë ka ndodhur dhe autorët do të vihen para drejtësisë për këtë krim të kryer. Sado të mundohet Policia të bllokojë këtë çështje, unë mendoj se e kanë të kotë. Unë kam shumë besim te drejtësia greke, pasi mendoj se nuk ndikohet nga askush, por do të thotë të vërtetën.

A keni gjetur mbështetje tek Ambasada Shqiptare në Greqi dhe institucionet e tjera?

Më vjen keq ta them, por s’kam gjetur asnjë lloj mbështetjeje, madje është bërë palë me Policinë greke dhe kjo më duket absurde për një institucion që ka për detyre t’i mbrojë shtetasit e vet. Dua të them se Ambasada ka qenë në dijeni për ngjarjen kur ka ndodhur dhe mua s’më kanë njoftuar. Është dashur që të shkoj djali im në Greqi dhe të marrim vesh pas 9 ditësh atë çfarë kishte ndodhur. Po mos të interesoheshim neve si familjarë, edhe trupi i viktimës do të ishte varrosur atje dhe ne s’do kishim marrë vesh asgjë.

Cili është apeli juaj?

Pellumb-Marnikollaj

Unë kërkoj që ngjarja të zbardhet orë e më parë dhe autorët e kësaj masakre ndaj djalit tim të vihen pas hekurash. Edhe Bashkimi Europian duhet të reagojë ndaj shtetit grek si pjesë e BE-së, pasi janë disa shtetas shqiptarë që janë vrarë nga policia atje dhe ngjarjet nuk zbardhen. Ne si familje presim prej 12 muajsh të vihet drejtësi dhe nuk po ndodh. Kjo është një vrasje e dytë për ne, por ne këtë ngjarje do ta ndjekim deri në fund.

/Panorama/

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Kavajë/ Plagosja në zyrën e PD-së, arrestohet autori dhe 2 bashkëpunëtorët

Policia ka arrestuar Ndriçim Jonuzin, autorin e plagosjes në këmbë sekretarin e degës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni së bashku me dy bashkëpunëtorët...

Sondazhi i fundit para zgjedhjeve/ Opozita e Bashkuar merr 50% të votave dhe PS 44.5% (film)

Nëse qytetarët shqiptarë do të ushtronin të drejtën e tyre të votës sot, 20 prill 2021, opozita e bashkuar do të fitonte zgjedhjet me...

Kush fiton të dielën? Berat Buzhala: Shpresojmë që të mos deformohet vota. Diversioni i Vuçiç dhe kufijtë (film)

Gazetari Berat Buzhala beson se zgjedhjet e 25 Prillit i fiton opozita dhe ditën e hënë kryeministër do të jetë Lulzim Basha. “Unë besoj...

Raporti i Reporterëve pa Kufij: Liria e shtypit në Shqipëri kërcënohet edhe nga Covid

Në disa vende, përfshi dhe Shqipërinë, liria e mediave është përkeqësuar sipas organizatës Reporterët pa Kufij. Kërcënim për lirinë e shtypit është tani edhe...

Maqedonia zgjat masat kufizuese deri më 27 prill, qeveria do të paguajë testet PCR për turistët e huaj

Qeveria e Maqedonisë së veriut ka lënë në fuqi masat kufizuese që ishin gjatë ditëve të fundit. Deri më 27 prill në Maqedoni lëvizja...