Televizioni dhe iPhone-i…. – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Televizioni dhe iPhone-i….

19:30 | 03/01/2018
në Uncategorized
0

Nga Lutfi Dervishi

Të rinjtë që 10 vjet më parë marroseshin pas ekranit të televizionit sot i ke në Snapchat, e, Instragram. Më të vjetrit i gjen në Facebook apo Twitter.

Të marrosurit pas filmave të Hollywood nuk kanë arsye të shohin filma në TV, por i gjen në Netflix që ofron çmime shumë të përballueshme dhe përmbajtje të personalizuar. Produkti? Kë do ti, ku e do ti, kur e do ti dhe sa të duash ti!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Çfarë i ka mbetur televizionit (si biznes apo eskluzivitet)? Futbolli dhe aktivitetet ndërkombëtare. Sot për sot. Nesër të drejtat televizive mund t’i blejë facebook-u. Gjatë këtyre 10 viteve, ka ndodhur një revolucion, por nuk mund të flasim me siguri sepse kujtojmë përgjigjen e Cu En Lait ndaj gazetarëve francezë: kur e pyetën për efektet e revolucionit të 1787, ai tha: është shpejt për të folur për të.

Fenomeni i ri i paimagjinueshëm 10 vjet më parë është që sot lajmi dhe lajmësi janë një. çdokush mund të bëhet media. Aq më tepër figura publike, nga politika, biznesi, apo spektakli!
Politikanët sot kanë kanalet e tyre të komunikimit në Facebook dhe Twitter. Nuk kanë nevojë për gazetarë. Komunikojnë pa ndërmjetës me njerëzit. Ja kanë nevojën gjithnjë e më pak “pushtetit të 4-t”.

Konsumatorët kanë ndryshuar sjellje. Sot shohim dy ekrane në të njëjtën kohë. Në më të shumë rendesi e kohës sytë nuk janë më në gazeta, billborde, dhe ekranin e madh, por tek ekrani vogël. (Quartz është një app që ofron lajme cilësore në modelin e bisedës në What’s app)
Rebelimi ndaj ekranit të madh ka nisur. Mjaft të hedhësh një sy komenteve në rrjetet sociale. është i njëjti rebelim që shfaqet ndaj elitës së biznesit (oligarkët), ndaj elitës politike (dinozaurët) ndaj elitës mediatike/spektaklit (kanë zënë rrënjë dhe nuk shkulen).

Rebelimi ndaj TV është më i lehtë për shkak të degradimit. Kalimi nga banaliteti në vulgaritet i ka hedhur benzinë zjarrit të “protestës”. Besueshmëria është monedha kryesore. Por pushteti katërt ka vite që sillet jo si kontrollor ndaj pushteteve të tjera, por herë si “king maker” e herë si palaço oborri. Me fuqinë e tij gllabëron biznese që në vende të tjera janë vende pune për shtresat në nevojë, ndërton rrokaqiej dhe turpëron edhe eunukët me temenatë ndaj qeverisë së radhës.

Televizioni për njerëzit, si instrument kontrolli ka kohë që ka ikur në drejtim të paditur. Një televizion për njerëzit do të thotë: më shumë njerëz në punë, më shumë kohë, më shumë shpenzime. Gazetari cilësore nuk mund të bësh duke transmetuar kronika që përgatiten në zyra, kronika me postime në Facebook, apo me fjali që kryefjalë kanë Kryeminitrin, kallëzues fjalën “tha” dhe rrethanor fjalën “sot”. Gazetari cilësore janë spektaklet cilësore. Por kur në rrugë niveli i gjuhës është ku e ku më i sofistikuar se ai në ekran, do të thotë se kemi mbërritur në ditën kur turma i ka lënë targën TV.

Televizion për njerëzit do të thotë televizion ku punojnë profesionistë. Njerëz që vendimet i marrin bazuar mbi ndërgjegjen e tyre profesionale dhe jo duke hamendësuar si e “do e presë pronari”. E meqë jemi këtu.

Pronarët si pronarët e kapitalizimit primitiv…

Në biografinë për Steve Jobs, – autori Walter Isaacson – përshkruan një moment që të bën të mendosh shumë për sistemin! Bordi i Apple, merr vendim për të larguar nga puna pronarin. Pronari quhet Steve Jobs! Vite më vonë e rikthejnë dhe pjesa tjetër është histori!
Kompani që funksionojnë me pronar, bord, drejtor ekzekutiv. Kompani që funksionojnë me mekanizma dhe standarte. Dhe bëhet fjalë për kompaninë që prodhoi Iphone.

Sa kohë që “kompanitë” këtu do të funksionojnë vetëm me një iphone në dorë, nuk është se ka shumë shpresë për ditë më të mira për publikun! I vetmi ngushëllim është se prej 10 vitesh edhe publiku ka iPhone!

Etiketa: FacebookiPhoneLutfi Dervishisteve jobstelefonitwitter

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kur aparati të duket si armë…Të jetosh në kohë lufte!

Kur aparati të duket si armë...Të jetosh në kohë lufte!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com