Teatri i ri si një kishë në qiell, do të na e sjellë Zotin më pranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teatri i ri si një kishë në qiell, do të na e sjellë Zotin më pranë

13:27 | 08/05/2018
në Uncategorized
0

Nga Dunisha Rugova

Teatri Kombëtar është shndërruar këto ditë në qendër të debatit publik. Të shembet teatri e të ndërtohet një kullë, apo të rikonstruktohet teatri. Ky debat ka ndarë në dy pole aktorët dhe politikën. Njëra palë kërkon një teatër të ri, me standarde bashkëkohore. Poli i dytë kërkon që teatri të ruajë identitetin që ka, duke ruajtur kështu gjurmët që bënë histori në artin shqiptar. Debati, i cili duhet të vërtitej me së shumti rreth vlerave, është kthyer në debat politik, ku secili nga aktorët politikë të vendit mundohet të përfitojë nga pasuria kombëtare për përfitime elektorale.

Është për të ardhur keq se si ky debat qarkullon vetëm mes aktorëve dhe politikanëve, duke lënë jashtë spektatorin e dy “rivalëve historikë”, politikës dhe artit. Lufta e tyre e “përbotshme” ku politika bën shfaqen perfekte dhe pret që spektatori (elektorati) të besojë shfaqen e tyre dhe ta duartrokasë, ndërsa teatri te “shpërfytyrojë “ politiken dhe ta godasë tërthorazi teatrin politik. Tani shihen në krahët e njëri-tjetrit, a thua po përgatiten për shfaqen e madhe?! Kanë vendosur armëpushim dhe janë bashkuar për shfaqen e vitit (kullë apo pyll).

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Më vjen vërtet keq që aktoret nuk po e luajnë mirë rolin e tyre, duke i sfumuar imazhin vetes tek publiku dhe shiten si pronarë të një trashëgimie kulturore. Nga ana tjetër, shteti sillet si një sundimtar i plotfuqishëm që shtyp pa mëshirë zërin e aktorëve të dalë jashtë roli. Shpirti i një populli mbahet gjallë përmes artit, trashëgohet përmes artit, pasurohet përmes artit. Në këtë rast shpirtit të popullit po i bëjnë një “katharsis”, duke e pastruar nga kujtesa dhe e rindërtuar me elementë komercialë.

Një kullë në zemër të qytetit do të ngrihet si qiellgërvishtëse duke na lidhur kështu më shumë me Zotin. Shpirti pagan shqiptar do të gjejë shprehi në shfaqe të hapura në tarracat e teatrit të ri. Do jemi një popull që do flasim për ishin (Teatrin Kombëtar) si për një mit mbi të cilin kemi ngritur një kujtesë të re. Muret e reja të teatrit të ri do të kenë instalacione moderne të varura. Për aktoret e varrosur në gërmadhat e së shkuarës nuk do të ketë vend për fotot e tyre, arkiva dixhitale nuk do të ndotet me kaseta e shiritat e vjetër të regjistrimeve “me miza”. Pra do të kemi një kujtesë të re kulturore, të pastruar nga trashëgimia, të apdejtuar (përditësuar) me kohen.

Perdet e rënda të teatrit do zëvendësohen me lente plazme, dhe spektatori do të përjetoj një shfaqe 7D. Kush ka dëshira të shijojë edhe ndonjë dite teatrin epik të nxitojë, ai do të shembet, sepse ju po heshtni. Ndoshta nuk e dini që kjo që po ndodh është një realitet dhe jo një shfaqe. Keni të drejtë edhe nëse e mendoni kështu, se këto 27 vite vetëm shfaqe kemi parë. Kjo që pritet të ndodh është realitet dhe e frikshme. Po ndodh…

Etiketa: aktoreDunisha RugovakishëpolitikateatriZoti

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Projekti i ish-deputetes shqiptare, 1 nga 3 më të mirët e përzgjedhur nga Agjencia Hapësinore Europiane

Projekti i ish-deputetes shqiptare, 1 nga 3 më të mirët e përzgjedhur nga Agjencia Hapësinore Europiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

08:34 | 17/12/2025
Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

08:26 | 17/12/2025
O Bela ciao, Bela ciao –

O Bela ciao, Bela ciao –

08:10 | 17/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 17/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –

07:38 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –
  • O Bela ciao, Bela ciao –
  • Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com