• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të zhytur në konsensus

16:05 | 25/08/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

Asnjëra prej palëve në politikën shqiptare, as mazhoranca as opozita, nuk u ngutën për të miratuar shtatë ligjet e reformës në drejtësi, të domosdoshme për ta bërë funksionale këtë reformë. “Entuziazmi” i 21 korrikut, ku u miratua me 140 vota reforma në drejtësi, u venit shpejt.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Një venitje që tregoi se vota unanime për reformën në drejtësi ishte më shumë një zgjidhje e diktuar nga ndërkombëtarët, se sa një vullnet i lirë i shumicës së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Nëse “entuziazmi” nuk do të shuhej aq shpejt, konsensusi i natës së 21 korrikut do të kishte vazhduar më tej në miratimin e shtatë ligjeve të reformës në drejtësi.

Janë ligje që do të duhej të ishin miratuar në seancën e 28 korrikut, vetëm një javë pas miratimit të reformës në drejtësi. Nw fillimin e asaj jave, 27.al pyeti pranë dy palëve, shumicës dhe pakicës se kur do të mblidhej seanca për miratimin e shtatë ligjeve të reformës.

Pa asnjë lloj ngutje dhe pothuajse në unanimitet të plotë, deputetë shumë të rëndësishëm të mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Reformës në Drejtësi, deklaruan se shtatë ligjet do të miratoheshin në shtator. Duket se ky vendim ishte marrë me konsensus mes palëve me pretekstin, se opozitës i duhej kohë për të shqyrtuar ligjet që ishin përgatitur pa praninë e opozitës në Komisionin e Reformës në Drejtësi.

Por, në këtë moment ndërhynë sërish ambasadorët, tepër aktivë në procesin e  miratimit të Reformës në Drejtësi. Ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutin, kërkoi me urgjencë miratimin e shtatë ligjeve brenda legjislaturës, pra brenda muajit korrik. Kjo nuk ndodhi.

Në konsensus të plotë mes tyre, mazhoranca dhe opozita, ose PS, PD dhe LSI e shtynë seancën e miratimit të reformës, duke e lënë të hapur edhe legjislaturën e shkuar përtej të gjitha afatave kohore normale.

Të shtunë, kryetari i Kuvendit thirri Konferencën e Kryetarëve për të përcaktuar seancën e jashtëzakonshme parlamentare për miratimin e shtatë ligjeve të reformës në drejtësi. Nëse gjithçka shkon mirë, miratimi i këtyre ligjeve do të ndodhë javën e ardhshme, pra në fund të gushtit, një muaj më vonë se sa ishte parashikuar.

Në këtë mënyrë mazhoranca dhe opozita kanë shtyrë me një muaj nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi, duke rrezikuar edhe djegien e fondeve të BE-së për ngritjen e infrastrukturës për zbatimin e kësaj reforme. Kjo shtyrje, pra miratimit të shtatë ligjeve rrezikon gjithashtu edhe hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, pasi qëndrimi i Brukselit është i qartë: jo vetëm miratimi, por zbatimi i reformës në drejtësi i hap rrugë hapjes së negociatave.

Mund të përsëritet justifikimi sipas traditës së politikës shqiptare, ku opozita është në linjën e vet, sepse nuk do të dëshironte t’i jepte Ramës kënaqësinë e të qënit kryministër në momentin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Në këtë proces vonese ka kontribuar edhe mazhoranca, pasi as LSI, as PS nuk dhanë shenja se donin të miratonin sa më parë shtatë ligjet e reformës në drejtësi, për ta bërë atë funksionale sa më parë.

Problemi kryesor duket se vazhdon të jetë procesi i vetingut, ndërkohë që problematikës së zbatimit të këtij procesi po i bashkangjiten disa të tjera, siç është ai i debatit të hapur së fundmi për nje nen të parashikuar në ligjin për Prokurorinë Speciale që prek lirinë e medias, e cila pretendohet nga të gjitha palët, se ka hyrë në mënyrë gati enigmatike në propozimet e ligjeve të reformës në drejtësi dhe duket si e qëllimshme për të vonuar sa më shumë procesin e zbatimit të reformës në drejtësi, kryesisht atë të vetingut.

Nevoja për ta shtyrë sa më shumë në kohë zbatimin e reformës në drejtësi është e të gjitha palëve politike, sepse asnjëra palë nuk ka dëshirë që gjyqtarët të bëhen të pavarur, pasi kjo do të thoshte se mëkateve të politikës do t’u vinte rradha e gjykimit. Por, në fund të fundit ky është qëllimi i reformës në drejtësi, e nëse kjo reformë nuk e arrin këtë qëllim, atëhërë beteja e ndërkombëtarëve për ta miratuar këtë reformë nuk merr asnjë kuptim.

Etiketa: edi ramaIlir MetaLuljeta Prognireforma ne drejtesiShtate ligjet e reformes ne drejtesi

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Kur unazën s’ta kam dhan’… Foto LSA/ Malton Dibra

Kur unazën s'ta kam dhan'... Foto LSA/ Malton Dibra

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

23:27 | 21/03/2023
Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

23:15 | 21/03/2023
3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

23:03 | 21/03/2023
Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

23:01 | 21/03/2023
VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

22:57 | 21/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –
  • 3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –
  • Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –
  • VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –
  • EMRI/ Akuzohet për vrasje, drejtësia belge e dënon –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com