Eksperti i shëndetësisë në SHBA, Robert Redfield, në një intervistë të dhënë për Washington Post ka paralajmëruar se vala e dytë e infektimeve mund të jetë më e keqe se kjo aktualja.
“Ekziston mundësia që sulmi i virusit në vendin tonë dimrin e ardhshëm, në të vërtetë mund të jetë edhe më i vështirë sesa ai që sapo kaluam”, u shpreh kreu i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Ai tha që të kesh dy vështirësi të njëkohshme në frymëmarrje do të sillte një tendosje të paimagjinueshme në sistemin e kujdesit shëndetësor.
Redfield ka kërkuar nga qeveria dhe populli që edhe muajt e ardhshëm të vazhdojë distancimi shoqëror.
Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës –
Një tjetër fole prostitucioni është zbuluar dhe goditur në qytetin bregdetar të Durrësit me afrimin e sezonit turistik. Një shtetase...









