Te “Rruga ime” ka qindra të rinj që duan të ikin në Gjermani – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Te “Rruga ime” ka qindra të rinj që duan të ikin në Gjermani

13:35 | 01/05/2018
në Uncategorized
0

Nga Edison Ypi

Rruga ime ka qindra banorë që e kalojnë jetën duke i bërë vetes pyetjen; Pse qeni po të jetë i gjallë mund të ngordhi, por po të jetë i ngordhur s’mund të ngjallet ?

Rruga ime ka qindra banorë të tjerë që nuk dalin kurrë nga shtëpia nga frika e vdekjes me arsyetimin se në dimër bën tepër ftohtë dhe në behar bën tepër nxehtë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Te rruga ime gjallojnë mijëra komunistë të dëshpëruar për jetën e sotme monotone të palezetshme kur nuk mund të realizojnë atentate nëpër rrugica, nuk mund të bëjnë mbledhje të fshehta, nuk mund të vrasin pas shpine, nuk mund të ngjisin natën trakte mbi mure dhe shtylla.

Një e treta e kalimtarëve te Rruga ime duke ecur mbi trotuare flet me vete fjalë dhe fraza të padeshifrueshme.

Pothuajse i gjithë populli i Rrugës time kapitalizmin dhe pluralizmin nuk i lidh me Lirinë por vetëm me papunësinë, emigracionin, mungesën e rendit, korrupsionin e administratës, hajdutllëkun e politikanëve, krimin, farmacinë, somniferët, pilulat qetësuese, mbajtjen nën gjuhë të tabletave për uljen e tensionit.

Dy ndër tre banorë te Rruga ime ja ka vënë syrin dikujt për ta vrarë sa më shpejt të jetë e mundur.

Katër në pesë banorë te Rruga ime presin dikush t’i vrasi me shpresë që kjo të ndodhi sa më vonë.

Për tre të katërtat e Rrugës time shampanja më e mrekullueshme është hilja, rakia më dehëse është vjedhja, vera më e ëmbël është grabitja, pija freskuese më e pëlqyer është xhvatja.

Për 90 nga 100 banorë të Rrugës time; libri nuk ekziston, zbavitja më e këndëshme është Interneti, fjala më e bezdisshme është “puna”, filmi më i bukur është teleovela, muzika më e pëlqyer është sirena e makinës së policisë që vjen për të arrestuar komshiun.

Te Rruga ime, ku kafenetë çahen nga muhabetet për gjeopolitikë botërore, askush nuk ankohet se minimarketet dhe shitsat e trotuareve nuk vënë çmime.

Te Rruga ime mosmarrja e kuponit tatimor quhet trimëri, konsiderohet rrebelim ndaj qeverisë së keqe.

Banorët e Rrugës time nuk i lënë asnjë qindarkë violinistit serioz që luan Erik Satie mbi trotuar. Metaliket e xhepit ja hedhin lypsarëve që s’dinë të bëjnë asgjë.

Brenda mbi 100 dyqaneve te Rruga ime, nuk sheh asnjë blerës. Vetëm shitsen elegante kokulur mbi celular duke bërë selfie ose shetitur në fejsbuk.

Rruga ime është e vetmja rrugë në botë që ka qeflie, interesaxhie, budallaqe, delirante, por nuk ka kurva.

Rruga ime pa kurva nuk ka gjithashtu asnjë femër che non ti rompe i coglioni.

Te Rruga ime, obezët, kardiopatët, endokrinopatët nën 30 vjeç, janë me mijëra.

Qindra delirantë që bëjnë si të ditur, dhe po aq grafomanë që shkruajnë këllira, popullojnë Rrugën time.

Disa nga kafenetë e Rrugës time janë plot me spiuna që u kanë nxirë jetën kushedi sa njerëzve. Qeshin gjithë kohën. Tërr s’u bën syri ndyrësirave.

Rruga ime ka me dhjetra zgëqe ku mbrëmjeve mblidhen të rinj ngordhalaqë që tymosin hashash.

Rruga ime ka panumurim bij që duan të vrasin babain, nipa që ëndërrojnë të helmojnë xhaxhain, kunata që duan t’i zhysin në gëlqere të pashuar kunatat, nuse që ëndërrojnë tua rjepin lëkurën vjehrrave, vjehrra që duan tua presin fytin nuseve.

Te Rruga ime ka qindra të rinj që duan të ikin në Gjermani për të vetmen arsye sepse janë biondë, qindra të tjerë në Turqi sepse u duket vetja të talentuar për aktor telenovele, panumurim të tjerë në Itali ku, sipas tyre, vidhet kollaj.

Budallenjtë e Rrugës time që duan të duken të mençëm dhe seriozë, njihen kollaj, janë ata që mbajnë kravatë.

Te Rruga ime ku komunistat e kanë harruar luftën e klasave dhe merren me biznes, ka të paktën disa qindra demokratë që për ta shkatërruar përfundimisht Partinë Demokratike kanë gjetur një mënyrë aq makabre sa nuk do ti kishte vajtur në mendje as Stalinit; Po zbatojnë luftën e klasave mes vedi duke qënë në opozitë.

Te Rruga ime ka tre vende ku shiten gazeta. Mund të rrish me orë përballë atyre kioskave pa parë dikend që blen një gazetë.

Blerja e një gazete te Rruga ime është si blerja e një kostumi të shtrenjtë në një Butik; dikush e blen, por s’dihet se kur.

Rruga ime ka nja 10 mijë banorë. Por meqëse çdonjëri prej tyre nuk është vetëm vrasës, hajdut, votues, militant politik, evazor fiskal, budalla, delirant, por njëkohësisht disa nga këto, ose të gjitha bashkë, Rruga ime është një babylon problematikesh sa për miliona njerëz, që presin të vdesin megjithse kurrë nuk kanë lindur.

http://shqiptarja.com/lajm/rruga-ime-1

Etiketa: Edison Ypigazetagjermanirakirruga imetë rinjtrotuarvrasës

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rama: Puna nuk është vetëm në shtet, s’ju vjen në shtëpi

Rama: Puna nuk është vetëm në shtet, s’ju vjen në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com