Të mos bëhemi si dikur kur mbronim Stalinin nga rusët, duke harruar ta mbronim shqiptarinë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të mos bëhemi si dikur kur mbronim Stalinin nga rusët, duke harruar ta mbronim shqiptarinë!

11:44 | 06/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –

Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO –

Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK: U pyeta për… –

Salianji duhej të lejohej, të mbrojmë statutin –

Nga Kim Mehmeti 

Ne shqiptarët mirë bëjmë që mirënjohjen ndaj ndihmës që SHBA-të dhe Perëndimi ia ofruan shqiptarisë e kemi ngritur në rrafshin e shenjtërive kombëtare.

Dhe ne shqiptarët kurrë nuk kemi pasur e nuk do kemi mbrojtës më të mirë të interesave tona kombëtare se sa SHBA-të.

Ne shqiptarët nuk kemi mundësitë që i kanë disa popuj të tjerë, si për shembull serbët, të cilëve kur u mungon përkëdhelja dhe mbrojtja e dorës ruse, i afrohen asaj Perëndimore, dhe anasjelltas.

Ne shqiptarët jemi popull i vetmuar në këto hapësira dhe askush sa SHBA-të nuk na ka ndihmuar që më lehtë ta jetojmë vetminë në këtë Ballkan e në këtë Evropë, ku s’kemi “familjarë” të afërt e të një “gjaku” etnik.

Ne shqiptarët duhet të bëjmë çmos që me asgjë të mos e lëndojmë miqësinë me popullin amerikan dhe me SHBA-të, me “djepin e demokracisë” ku është “shpikur” dhe mbretëron parimi se në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përhershëm.

Por krahas mirënjohjes dhe shumë virtyteve tjera njerëzore, ka diçka që qëndron mbi gjitha të tjerat, diçka vendimtare që e përcakton portretin etnik e personal, diçka që e mbanë drejt boshtin kurrizor të një etniteti e të një individi, e që quhet dinjitet!

Dhe hir këtij dinjiteti ne nuk duhet t’i nënshtrohemi e t’i besojmë cilitdo diplomati të huaj, që aq e përbuzë inteligjencën tonë sa donë ta besojmë se Presidenti i Kosovës është burrështetasi më i aftë, më patriot e më atdhetar se sa Kryeministri i vendit, se Piktori është rojtari më i denjë i interesave tona kombëtare, apo se një “enverist” i rreshkur, siç është kryetari i BDI-së, brenda natës mund të bëhet “instruktor” i demokracisë Perëndimore?!

Pra, mirënjohja ndaj miqve tanë perëndimorë nuk duhet të na bëjë të shtiremi se jemi aq mendjelehtë sa mos ta dimë që shumë nga burrështetasit tanë nuk kanë asnjë vlerë politike, se të dëgjueshëm e properëndimorë i bënë vetëm frika nga e vërteta “hajdutokrate” për ta…. se sa më të ulët e kanë moralin, aq më të dëgjueshëm e më të përdorshëm janë për të huajt, me çka edhe u bënë e “mira” e Perëndimit dhe fatkeqësia e shqiptarisë.

Dhe ky dinjitet kombëtar e individual, nuk duhet të na lejojë të bëhemi siç ishim asokohe kur e mbronim Stalinin e Rusinë nga rusët, Maon dhe Kinën nga kinezët, duke harruar ta mbronim shqiptarinë dhe kur u bëmë robër të Xhaxhit Enver e të Titos, të cilët miqësoheshin e armiqësoheshin me botën, jo pse i mbronin interesa shtetëror e kombëtare, por pse donin që përjetë të na sundojnë.

Etiketa: Kim MehmetiKosovaPerëndimiSerbiaSHBA-tëShqiptarët

Të Lidhura

Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –

Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –

nga 27
20:26 | 30/04/2026
0

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar vendosjen e një tarife prej 700 lekësh për përdorimin e plazheve publike, një vendim...

Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO –

Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO –

nga 27
19:42 | 30/04/2026
0

Një kallëzim penal i depozituar në SPAK hedh dritë mbi një skemë të dyshuar korrupsioni dhe konflikti interesi në Bashkinë...

Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK: U pyeta për… –

Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK: U pyeta për… –

nga 27
19:14 | 30/04/2026
0

Ministria e Arsimit, Mirela Kumbaro ka dalë nga zyrat e SPAK, pas 4 orësh që nga hyrja e saj në...

Salianji duhej të lejohej, të mbrojmë statutin –

Salianji duhej të lejohej, të mbrojmë statutin –

nga 27
18:36 | 30/04/2026
0

Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në programin e drekës në News24, ka komentuar zhvillimet më të fundit në garën për kreun...

Para
Coronavirusi/ Video-grafika që tregon zgjerimin në disa vende gjatë dy muajve të fundit

Coronavirusi/ Video-grafika që tregon zgjerimin në disa vende gjatë dy muajve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –

Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –

20:26 | 30/04/2026
Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO –

Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO –

19:42 | 30/04/2026
Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK: U pyeta për… –

Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK: U pyeta për… –

19:14 | 30/04/2026
Salianji duhej të lejohej, të mbrojmë statutin –

Salianji duhej të lejohej, të mbrojmë statutin –

18:36 | 30/04/2026
Hetimet për Ballukun, ish-bashkëpunëtorja e afërt Viola Haxhiademi dhe biznesmeni Arbër Abazi thirren në SPAK –

Hetimet për Ballukun, ish-bashkëpunëtorja e afërt Viola Haxhiademi dhe biznesmeni Arbër Abazi thirren në SPAK –

18:28 | 30/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –
  • Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO –
  • Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK: U pyeta për… –
  • Salianji duhej të lejohej, të mbrojmë statutin –
  • Hetimet për Ballukun, ish-bashkëpunëtorja e afërt Viola Haxhiademi dhe biznesmeni Arbër Abazi thirren në SPAK –
  • “Rrufe në qiell të hapur”, Partizani shkarkon Kërnajën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –
  • Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com